Rajoni

Njeriu me i fortë i Kosovës, besimtari mysliman tregon për sfidat e të ardhmes

Njeriu më i fortë në Kosovë, besimtari mysliman Bujar Muli, që peshon 139.9 kilogram tregon për sfidat e të ardhmes. Synimi i tij është që në vitin 2018 të shkëlqej në pesha të rënda, madje ta çon lartë edhe helikopterin. “Për vitin 2018, me emër të Allahut, kam shumë plane. Mendoj me thye edhe tjera rekorde të rrezikshme. Një ndër sfidat do të jetë edhe ngritja e një helikopteri apo të një veture komplet në krahë!”, thotë Muli.

Ai tregon edhe se çfarë ushqimi përdor dhe cilin e urren më së shumti? “Të gjitha llojet e ushqimeve – prej petullave e deri te mishi i kuq që më pëlqen më së shumti i përdor”, ka thënë Muli.

Image

Vuhshtrriasi është bërë i njohur kur ndalonte veturën me dy duart e tij pavarësisht se sa i jep gaz apo kur ngriti me shpinë traktorin dhe shumë rekorde tjera.