Bota

Njeriu i fuqishëm i Rusisë servir çajin për mbretin Saudit

Moskë: Presidenti Rus Vladimir Putin dhe mbreti Saudit Shah Salman u ulën për një filxhan çaj në Kremlin ditën e enjte.

Fotografitë tregojnë se Putini personalisht i mbush gotën me çaj mysafirit të tij mbretëror në Pallatin e Kremlinit.

Takimi i çajit u pasua nga një pritje e madhe festive në Kremlin për vizitën zyrtare të Mbretit Salman.

Presidenti rus Vladimir Putin priti mbretin Salman të Arabisë Saudite për bisedime në Kremlin, duke forcuar një marrëdhënie që është thelbësore për çmimet botërore të naftës dhe mund të vendosë zgjidhjen e konfliktit në Siri.

Mbreti Salman, monarku i parë Saudit që viziton Rusinë, udhëhoqi një delegacion në Moskë, i cili ra dakord për marrëveshje investimesh të përbashkëta me vlerë disa miliarda dollarësh, duke siguruar edhe investime shumë të nevojshme për një ekonomi Ruse të goditur nga çmimet e ulëta të naftës dhe sanksionet Perëndimore.

Arabia Saudite tha se kishte nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për blerjen nga Rusia të sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400. Kjo shënoi një zhvendosje për mbretërinë, e cila pjesën më të madhe të paketës së saj ushtarake e blen nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania.

Në frontin politik, nuk pati shenja të ndonjë përparimi thelbësor në çështjet që kanë ndarë prej kohësh Moskën dhe Rijadin, duke përfshirë faktin se ata mbështesin anët rivale në luftën e Sirisë.

Megjithatë, çdo mosmarrëveshje u eklipsua nga shprehje të ndërsjellta të respektit të cilat u dukën edhe në madhështinë e ceremonisë së pregatitur nga zyrtarët Rusë për të mirëpritur mbretin Saudit./ gazeta Impakt

burimi:thenews

OPINIONE

INTERVISTA