Njeriu që kërkon të sfidojë Vladimir Putin

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, thotë se ka siguruar mbështetjet fillestare, që është e nevojshme për një kandidaturë presidenciale, për të sfiduar Vladimir Putinin.

Navalny, që është kritik i ashpër i presidentit Putin siguroi përkrahjen e 742 vetëve të dielën, ndërsa minimumi i nevojshëm ishte 500 për të filluar procesin e kandidimit.

Megjithatë Komisioni Qendror rus i Zgjedhjeve ka thënë se ai nuk kualifikohet të kandidojë, duke përmendur si argument një dënim me burg që më pas u pezullua.

Navalny thotë se dënimi ishte i motivuar poltikisht.

“Nuk ka mbështetje të gjerë për Putinin dhe regjimin e tij në këtë vend”, tha 41 vjeçari Navalny të dielën, duke e përshkruar veten si “kandidatin e vërtetë” për zgjedhjet dhe duke kërcënuar me bojkotim të votimit nëse ndalohet të kandidojë.

Përkrahësit e tij dolën në tubime në shumë qytete në vend, përfshirë Moskën dhe Shën Peterburgun. Presidenti Putin, i cili sipas anketave ka mbështetjen e 80 për qind të votuesve, pritet gjerësisht të fitojë në zgjedhje

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne