‘Njeriu që Shpëtoi Botën’ vdes në Rusi

Stanislav Petrov, një oficer Sovjetik i cili gjerësisht është vleresuar për ndihmen e dhënë në parandalimin e një lufte bërthamore me Shtetet e Bashkuara, ka vdekur në moshën 77 vjeçare, njoftoi për AFP diten e martë djali i tij .

Petrov, historia e jashtëzakonshme e të cilit u tregua në një dokumentar të titulluar “Njeriu që shpëtoi botën”, mori disa çmime ndërkombëtare, u nderua në Kombet e Bashkuara madje u takua edhe me superstarët e Hollivudit si Robert De Niro dhe Matt Damon.

Megjithatë, Petrov jetonte në një qytet të vogël jashtë Moskës dhe kur vdiq në datën 19 maj nuk u bë ndonjë bujë e madhe prej të afërmëve të tij por vdekja e tij bërë tituj në Rusi dhe jashtë vendit vetëm pak muaj më vonë, kur një mik gjerman shkroi një postim në një blog mbi vdekjen e tij.

Në shtator 1983, Oficeri Petrov ishte në detyrë në një qendër sekrete në jug të Moskës, kur alarmi lëshoi ​​sinjalizimin se Shtetet e Bashkuara kishin nisur raketat balistike ndërkontinentale.

Oficeri – i cili kishte vetëm disa minuta në dispozicion për të marrë një vendim dhe nuk ishte i sigurt për të dhënat hyrëse – e hodhi poshtë paralajmërimin si një alarm të rremë.

Sikur ai të kishte njoftuar komandantët të tij për një sulm bërthamor të momentit nga SHBA, udhëheqja sovjetike – e futur në një garë armatimi me Uashingtonin – mund të kishte urdhëruar një sulm hakmarrës.

Në vend të kësaj, nënkoloneli 44-vjeçar raportoi një mosfunksionim të sistemit dhe një hetim që pasoi më pas tregoi se kishte pasur të drejtë.

– “Ai thjesht e bëri punën e tij” –

Petrov u kthye në shtëpi vetëm disa ditë më vonë, por nuk i tregoi familjes së tij për atë që kishte ndodhur.

“Ai u kthye në shtëpi, por nuk na tregoi asgjë”, tha djali i tij Dimitri.

Disa muaj më vonë Petrov mori një çmim “për shërbim ndaj Atdheut”, ndersa incidenti në qendrën e kontrollit u mbajt sekret për shumë vite.

Në vitin 1984, ai u largua nga ushtria dhe u vendos në qytetin Fryazino rreth 20 kilometra në verilindje të Moskës.

Historia e Petrovit doli në dritë vetëm pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 dhe gjatë viteve ai u bë subjekt i shumë mediave në Rusi dhe jashtë saj.

Një njeri modest, i vetëpërmbajtur, Petrov kurrë nuk e mendoi veten e tij si një hero, tha djali i tij.

“Babait tim nuk i bënte shumë pershtypje. Ai ishte gjithmonë habitej që njerëzit e bënin atë një hero,” tha ai.

“Ai thjesht e bëri punën e tij, mirë”, tha djali i Petrovit, duke shtuar se babai i tij kish marrë qindra letra nga evropianët që e falënderonin atë për shmangien e shpërthimit të një lufte bërthamore.

“Njeriu që shpëtoi botën” (The Man Who Saved the World), një film dokumentar i regjisorit danez Peter Anthony dhe i luajtur nga aktori amerikan Kevin Costner, doli për publikun në vitin 2014.

Pjese filmimesh të të moshuarit Petrov janë kombinuar me ri-miratimin e asaj që ndodhi në atë qendër sekrete të kontrollit në vitin 1983.

“Unë kategorikisht nuk pranova të bëhesha fajtor për fillimin e Luftës së Tretë Botërore”, thotë Petrov në film. “Ndjehesha sikur po me dergonin drejt ekzekutimit,” tha ai për ato momente dramatike. / Gazeta Impakt

burimi:nation

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne