Njësia speciale e Kosovës arrestoi tre serbë që kontrabandonin armë

Në një aksion të forcave speciale të Policisë së Kosovës në fshatrat Ranilug dhe Korminjan në Anamoravën e Kosovës janë arrestuar serbë të cilët ngarkohen për tregti me armë dhe vepra tjera penale, njoftoi “Veçernje Novosti” e Beogradit.

Në aksionin e sotëm janë arrestuar tre serbë. Sipas përfaqësuesit të përfaqësuesit të serbëve lokalë, janë arrestuar Dejan Cvetkoviq (35), i punësuar në komunën Ranilug, si dhe Milanka (52) dhe Bozhidar Cvetkoviq (70) nga Korminjani. Të tre ata ngarkohen për tregti me armë dhe vepra tjera penale.

Banorë lokalë serbë për gazetën beogradase kanë thënë se pjesëtarët e ROSU kanë hyrë me armatim të plotë në dy fshatrat dhe aksioni ka zgjatur nga ora 11 deri në 5 pasdite.

Forcat speciale, me armatim të plotë dhe të shoqëruar edhe me autoblinda, fillimisht kanë shkuar në një kafene, në pronë të Nenad Cvetkoviqit, të cilin s’e kanë gjetur aty, ndërsa më vonë e kanë bastisur shtëpinë e tij, ku i kanë arrestuar të shoqen Milankën dhe të atin Bozhidarin.

Informatën për arrestimin e tre serbëve për televizionin lokal RTV Puls e ka konfirmuar kryetari i Komunës Ranilug Vladica Aritonoviq.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne