Nuk do të kishte luftë në Ukrainë nëse nuk do të ishin ambiciet e tepruara të Perëndimit

Një zyrtar i lartë ushtarak iranian deklaroi se “lufta shkatërruese” në Ukrainë ka qenë rezultat i ambicieve të tepruara dhe politikës dominuese të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj perëndimorë.

“Kjo luftë shkatërruese në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur po të mos kishte qenë dëshira për dominim dhe ambiciet e tepruara të Perëndimit të nxitura nga Shtetet e Bashkuara”, tha të martën Zëvendës Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, gjeneral brigade Aziz Nasirzadeh gjatë një fjalimi në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Moskë.

Gjenerali iranian këshilloi arkitektët e luftës dhe mbështetësit e saj që të rishikojnë qasjen e tyre, duke paralajmëruar se rrezikimi i sigurisë së të tjerëve mund të ketë pasoja të paparashikueshme për ta. “Kjo pikë është ngritur vazhdimisht nga zyrtarë dhe ekspertë në takime të ndryshme të sigurisë se unilateralizmi dhe hegjemonia e Amerikës do ta bëjnë botën një vend më pak të sigurt”, tha Nasirzadeh. Gjeneral brigade Nasirzadeh tha se Shtetet e Bashkuara kanë një histori krimesh kundër njerëzimit në çdo cep të botës, duke shtuar se angazhimi i tyre për të drejtat e njeriut është thjesht një pretendim “bosh”.

Republika Islamike e Iranit, së bashku me aleatët e saj dhe kombet me të njëjtin mendim, është e përkushtuar për të ndjekur formimin e një rendi të ri global, shtoi Gjeneral brigade Nasirzadeh./Parstoday

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne