OBI u ben thirrje qeverive të luftojnë islamofobinë mes përdhosjes së përsëritur të Kuranit në Evropë

Ambasadorët e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) në Britani u kanë bërë thirrje qeverive të luftojnë kundër akteve islamofobe mes përdhosjes së përsëritur të Kuranit të Shenjtë në Suedi dhe Danimarkë.

Në një deklaratë të publikuar të hënën, të dërguarit që përfaqësojnë 57-anëtarët e OBI-së në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëruan se veprimet përçmuese kundër çdo feje ndezin tensione, si dhe zemërim, urrejtje dhe dhunë. Ata gjithashtu nënvizuan se “të gjithë aktorët përkatës, përfshirë qeveritë, duhet të dyfishojnë përpjekjet për të luftuar diskriminimin, ksenofobinë dhe gjuhën e urrejtjes në përputhje me ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut”.

“Qeveritë nuk duhet të tolerojnë ekstremizmin ose promovimin e urrejtjes dhe islamofobisë, por duhet të parandalojnë praktika të tilla që nuk respektojnë besimet e tjera dhe që nuk mund të kategorizohen në asnjë mënyrë si liri e shprehjes,” shtuan ata. Mehdi Hosseini Matin, i ngarkuari me punë i Ambasadës iraniane në Britani, tha se deklarata u propozua nga ambasada e Republikës Islamike të Iranit me iniciativën e Ambasadës së Irakut në Londër./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne