Bota

Presidenti që nuk donte të ishte President, si u tmerrua Donald Trump nga fitorja

Presidenti Donald Trump nuk donte të ishte Presidenti i SHBA-së. Këtë fakt e ka zbuluar libri i autorit Michael Wolff, “Zjarr dhe Zemërim”. Qëllimi i Trump nuk ishte të fitonte, por të ishte një nga njerëzit më të famshëm në botë. Këtë gjë ai ja ka thënë njërit prej ndihmësve të vet, Sam Nunberg.

Libri e pëshkruan Presidencën e Trump, si kaotike dhe të palumtur. Autori shprehet se Trump ishte shumë i surprizuar kur fitoi zgjedhjet.

Pjesa më e madhe e kandidatëve për president, e kalojnë thuajse gjithë jetën e tyre, që prej adoleshencës, duke u përgatitur për këtë detyrë. Ata i ngjisin shkallët e pushtetit, perfeksionojnë imazhin e tyre publik dhe e përgatisin veten për të fituar dhe për të qeverisur. Kjo gjë nuk ndodhi me Trump. Ai mendonte se mund të garonte, pa ndryshuar asgjë nga sjellja e tij dhe mënyra si e shihte botën.

Autori i Librit, Wolff, zbulon një bisedë të djalit të Trump, në ditën e zgjedhjeve. Në momentin kur fitorja e Trump u konfirmua, Trump dukej i tmerruar, sikur të kishte parë një fantazëm. Melania qante dhe lotët e saj nuk ishin lot gëzimi.

Brenda një ore, Trump nga një njeri thellësisht i habitur nga çfarë kishte ndodhur, kaloi në një gjendje të tmerruar. Por ky nuk ishte transformimi i tij i vetëm. Papritur Trump, brenda natës, filloi të besonte se ai e meritonte të ishte President dhe se ishte i aftë për këtë detyrë.

Trump nuk u ndje mirë gjatë inagurimit të tij si President i SHBA-së. Ai ishte mjaft i zemëruar që yjet më të mëdhenj të spektaklit nuk morën pjesë në inagurim, nuk i pëlqente akomodimi në shtëpinë “Blair”, gjatë gjithë ditës zihej me gruan e tij Melania e cila dukej se ishte gati të shpërthente në lot. Gjatë gjithë ditës, Trump kishte një fytyrë të palumtur, ishte i zemëruar, i acaruar, me një posturë shumë të tensionuar.

Asgjë nuk kishte kontribut më të madh në keq funksionimin e Shtëpisë së Bardhë, se sa sjellja e Trump. Rëndësia e të qenurit President, nuk ishte aspak e qartë për të. Shumica e kandidatëve që zgjidhen President, vijnë nga një jetë relativisht e thjeshtë politike dhe e kanë të qartë transformimin e rrethanave të tyre dhe ngritjen në detyrë, qoftë edhe prej mënyrës së jetesës, të rrethuar me roje dhe shërbyes në Shtëpinë e Bardhë. Për Trump, kjo gjë nuk ndodhi, sepse ai kishte një jetë më komode se sa jeta në Shtëpinë e Bardhë.

Presidentit Trump, Shtëpia e Bardhë i dukej mjaft e frikshme. Ai qëndronte shumë gjatë në dhomën e tij – ishte hera e parë që prej Presidencës së Kennedy-t, që një çift presidencial kishin dhoma të veçanta. Në ditët e para, Trump porositi 2 televizorë të cilët i’u shtuan televizorit ekzistues. Trump kyçej në dhomë, praktikë kjo që e trembte shumë Shërbimin Sekret. Menjëherë Presidenti i ri, vendosi disa rregulla të çuditshme për shërbyesit, të cilët nuk duhet të preknin asgjë nga sendet e tij personale dhe nuk duhet të pastronin pa dhënë urdhër ai.

Pikat kryesore të librit: 

  • Trump dhe ekipi i tij ishin të shokuar dhe të tmerruar pasi fituan zgjedhjet presidenciale
  • Këshilltari i Trump, Steve Bannon i ka konsideruar takimet me rusët, si tradhëti kombëtare
  • Gruaja e Trump, Melania, ka qenë shumë e trishtuar nga fitorja dhe ka qarë pas daljes së rezultatit
  • Trump ka qenë shumë i nervozuar, që yjet botëror të show bizit nuk kanë marrë pjesë në inagurimin e tij
  • Presidentit i është dukur Shtëpia e Bardhë “e frikshme”
  • Vajza e Trump, Ivanka, kishte një plan sëbashku me burrin e saj, Jared Kushner, që ajo do të ishte gruaja e parë presidente në SHBA.
  • Ivanka Trump, është tallur me flokët e Presidentit Trump

*Pjesë të botuara në librin “Zjarr dhe Zemërim”, New York Magazine

*Fotoja kryesore është një ilustrim i Jeffrey Smith 

OPINIONE