“Nuk e di ku ndodhet”, Tedi Blushi për arrestimin e Metës: Kemi të bëjmë me një pengmarrje kriminale, do marrë përgjigje shembullore nga…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka folur pas arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Blushi i cili ndodhet te Policia e Tiranës e cilësoi pengmarrje kriminale.

“Kemi të bëjmë me një pengmarrje kriminale, akt kriminal të një strukturë kriminale terroriste guxon të rrëmbejë në mes të ditës ish-Presidentin e Republikës, ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e Parlamentit. Nuk e di ku ndodhet dhe kjo është një fatkeqësi. Kjo tregon gjendjen skandaloze, aktin e rëndë kriminal që do të marrë përgjigje shembullore nga të gjithë shqiptarët patriotë dhe të ndershëm”, deklaroi Blushi.

https://www.youtube.com/watch?v=RPq8vxaI4BM&t=14s

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne