“Nuk kemi kapacitet”, ISHP kërkesë Manastirliut: Të lejohen laboratorët privatë të bëjnë teste për koronavirusin

Javën e fundit Shqipëria shënoi një rritje të numrit të të prekurve me COVID-19, ku regjistruan dhe rekorde për rastet ditore.

Por edhe pse shifrat janë të larta, sërish vendi qëndron i hapur dhe ka nisur dhe komunikimi me shtetet e tjera.

Po dalja nga Shqipëria është ende e vështirë, pasi shumë vende kërkojnë certifikatë mjekësore dhe nuk pranojnë hyrjen e të huajve nëse nuk vetëtojnë që ke bërë testin dhe ke rezultuar negativ. Deri tani në Shqipëri testet bëhen vetëm nga laboratori i Institutit të Shëndetit Publik, por kërkesat e larta për teste kalojnë mbi kapacitetet.

Por ISHP, pas kërkesave të shumta tashmë është dorëzuar dhe kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të lejojë bërjen e testeve dhe në laboratorë privatë.

Në një dokument të siguruar nga “Shqip” i firmosur nga drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico shpreh shqetësim në adresë të ministrisë së Shëndetësisë pikërisht për pamundësinë që ka institucion që ajo drejton, me mungesën e kapaciteteve për të kryer testime masive në popullatë, e kjo në shërbim të kësaj nevoje, pra në funksion të qytetarëve që duan të udhëtojnë jashtë.

Sipas dokumentit të ISHP, kërkohet nga ministria të lejohet bërja e testit në laboratorë privat, pasi tashmë ka kërkesa shumë të larta dhe qytetarët kërkojnë certifikatën shëndetësore./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne