Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Milos Vucevic, u shpreh se deri në 500 mijë shqiptarë do të largohen nga Kosova dhe do të vendosen përgjithmonë në Bashkimin Evropian pas heqjes së vizave për zonën Shengen.
Sipas tij, për këtë arsye popullata serbe nuk ka “pse të mërzitet” për heqjen e vizave për Kosovën.
Vucevic u shpreh se heqja e vizave për Kosovën nga BE-ja do të rezultojë njësoj si strategjia 1830-1876 (e migrimit të detyruar të shqiptarëve) nga princi i atëhershëm i Serbisë, Millosh Obrenovic. Në të njëjtin kontekst ai mbrojti edhe vendimin e muajit të kaluar të qeverisë serbe për lejimin e automjeteve me targa të Kosovës të qarkullojnë nëpër Serbi lirshëm.