“Nuk më pranuan në rivarrimin e Liridonës”, babai i Naim Murselit flet për fëmijërinë e të birit: Pati një problem që në lindje

Babai i Naim Murselit ka rrëfyer për rastin e Liridona Ademajt, e vrarë para pak ditësh, ku i dyshuar është edhe bashkëshorti i saj. Në një lidhje në RTV Dukagjini, ai ka thënë se tashmë është prishur miqësia me familjen e Liridonës.

“Kam shkruar me babën e Liridonës, kam pasur dëshirë të marrë pjesë në rivarrim sepse e konsideroja atë si vajzën time. Përgjigja ka qenë negative. Më kanë thënë se miqësia jonë ka përfunduar dhe se unë nuk mund të marrë pjesë në varrim”, ka deklaruar Murseli.

Shaban Murseli ka thënë se nuk e ka kontaktuar Naimin dhe se se nuk ka angazhuar ndonjë avokat për të. Babai i Naim Murselit ka folur edhe mbi lajmet që kanë qarkulluar se Naimi ka pasur probleme psikike. Këtë ai e mohon duke thënë se Naimi ka pasur një defekt në zemër dhe jo diçka të atillë.

“Gjendja jonë emocionale edhe fizike është e mjerueshme. E ndjera ka dy fëmijë që po përkujdesemi ne për ta, është shumë e rëndë. Ende po presim që në prani të psikologëve kur kthehen në Suedi t’u tregojmë për vdekjen. Naimi ka lindur me një defekt në zemër, vetëm dy muajsh në Zagreb e ka bërë një operacion dhe kjo ka qenë arsyeja pse kemi shkuar në Suedi”. Naimin, babai i tij e përshkruan si një fëmijë të hareshëm dhe të buzëqeshur..

 

 

“Ka qenë fëmijë i hareshëm, i buzëqeshur. Naimi s’ka qenë në gjendje një flutur ta mbysë. Kurrë në jetën tonë nuk kemi parë që ka pasur problem, as nuk na kanë thënë, kanë qenë çifti më i lumtur që mund të ekzistojë”.

“Pyeta se ku është Naimi, më thanë e kanë thirr prokuroria në pyetje. Naimi erdhi 30 minuta pas kufomës. Është vonuar në prokurori deri i kanë pyetur fëmijët. Kur na kanë thirr ta bëjmë përshëndetjen e fundit me Liridonën, e kam takuar Naimin por vetëm i kam shprehur ngushëllime. U bë varrimi. Pasi e varrosëm e kam dhënë një intervistë që më është keqpërdorur shumë, sepse s’kisha asnjë informacion vetëm ato që i kisha dëgjuar. “Unë ika, Liridonën e vranë”, më kishte thënë Naimi”, tha Shaban Murseli./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne