Mjeku norvegjez kritikon liderët botërorë për mosveprim kundër sulmeve të Izraelit në Gaza

Aktivisti dhe mjeku i njohur norvegjez Mads Gilbert ka fajësuar liderët botërorë për vrasjen e civilëve në sulmet e Izraelit në Gaza. “President Biden, zoti Blinken, a jeni zgjuar? Presidente e BE-së, Dr. Ursula von der Leyen, president Macron, a mund t’i dëgjoni këto britma nga Gaza dje?”, tha Gilbert në një video që ndau në platformën e medias sociale “X”.

Gilbert, i cili ka punuar për 16 vjet në Spitalin Al-Shifa, kompleksi më i madh mjekësor në Rripin e Gazës, kujton se Izraeli bombardoi një shkollë dhe strehimore të OKB-së në rajon, duke vrarë 700 civilë, 70 për qind e tyre gra dhe fëmijë. “Ju nuk po bëni asgjë, ju bëni më pak se asgjë, ju mbështesni në mënyrë aktive makinerinë luftarake izraelite dhe vrasjet e tyre”, tha mjeku, ndërsa theksoi se deri më tani në Gaza janë vrarë 15.000 palestinezë.

Aktivisti fajësoi liderët botërorë për lejimin e vrasjeve, madje edhe mbështetjen e tyre me armë, mbështetje politike dhe mosveprim. “Shkalla industriale e vrasjeve në Gaza na kujton shumë prej nesh shkallën e tmerrshme industriale të vrasjes së hebrenjve nga ushtria gjermane naziste në vitet 1940-1945. Kjo nuk është vetëmbrojtje për Izraelin, ky është gjenocid i gjithanshëm i palestinezëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor”, pohoi Gilbert.

Ai denoncoi “politikën e eliminimit, vrasjet sistematike në shkallë industriale dhe sulmet ushtarake ndaj popullsisë civile palestineze të pambrojtur”. “Ju jeni përgjegjës. Ju po shkruani emrat tuaj në faqet më të zeza të librave të historisë”, tha Gilbert dhe shtoi: “Ju jeni bashkëpunëtor dhe do të jeni përgjegjës”. Mjeku bëri thirrje për t’u dhënë fund vrasjeve, heqjen e rrethimit, shpalljen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe mbrojtjen e spitaleve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për ujë, ushqim, furnizime mjekësore dhe karburant. “Kjo po ndodh me vendimet tuaj. Ju jeni përgjegjës. Ndalojini vrasjet masive dhe gjenocidin e Izraelit në Gaza”, tha Gilbert. Ushtria izraelite rifilloi bombardimet në Rripin e Gazës të premten e kaluar pasi deklaroi fundin e pauzës humanitare njëjavore.

Izraeli nisi sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor. Numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit ka arritur në gati 15.900, tha të hënën Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar palestineze. Numri i të plagosurve gjatë së njëjtës periudhë është rritur në më shumë se 42.000.

Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është 1.200./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne