Ushtria izraelite thotë se 3 ushtarë të tjerë të saj u vranë në luftimet ne Gaza

Ushtria izraelite njoftoi sot se tre ushtarë të tjerë u vranë gjatë natës në luftimet me luftëtarët palestinezë në Rripin e Gazës. Nëpërmjet një deklarate, ushtria izraelite, cituar nga faqja e lajmeve “Times of Israel”, tha gjithashtu se në luftimet në veri të Gazës, katër ushtarë të tjerë u plagosën rëndë.

Pjesëtarët e vrarë, duke përfshirë dy ushtarë dhe një oficer, i përkisnin Batalionit 53 të Brigadës të Blinduar 188. Të hënën, ushtria izraelite në një deklaratë të veçantë tha se pesë nga ushtarët e saj u vranë në betejat në zonat veriore dhe qendrore të Gazës. Me humbjet e reja, numri i ushtarëve izraelitë të vrarë që nga fillimi i operacionit tokësor në Gaza nga 27 tetori ka shkuar në 78, kurse numri total që nga 7 tetori në 406.

Izraeli rifilloi ofensivën e saj ushtarake në Rripin e Gazës të premten pas përfundimit të pauzës humanitare njëjavore me grupin palestinez Hamas. Të paktën 15.899 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 42.000 të tjerë janë plagosur në sulmet intensive ajrore dhe tokësore në enklavë që nga 7 tetori pas sulmit ndërkufitar nga Hamasi. Sipas shifrave zyrtare, numri i izraelitëve të vrarë është 1.200./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne