Nuk ndalet Fatmir Xhafaj, pagë 8 mijë euro ekspertëve në luftën ndaj SPAK;

Bëhet fjalë për një listë me 81 emra, të cilët do të paguhen për “ndihmën” që do të japin… Nuk kanë fund bëmat e Fatmir Xhafajt. Teksa po vijon të punojë nën rrogoz dhe larg vëmendjes së publikut për atë që ai e quan “luftë antikorrupsion”, tani duket se do të shpërdorojë dhe taksat e shqiptarëve. Xhafaj, i ka dërguar një letër Byrosë së Kuvendit, ku kërkon një fond prej 500 mijë eurosh, pasi i duhen për të pagur ekspertë që ai ka pajtuar në Komisionin Antikorrupsion. Bëhet fjalë për një listë me 81 emra, të cilët do të paguhen për “ndihmën” që do të japin. Sipas dokumentit, bëhet fjalë për 81 emra dhe Kuvendi e ka aprovuar kërkesën.  Sipas ndarjes që ka bërë Xhafaj, ekspertët do të kenë 3 nivele pagesash. Niveli i parë i ekspertëve të nivelit të lartë, ka 30 emra. Ata do të marrin 3 paga bruto të një këshilltari, ose e thënë ndryshe rreth 8 mijë euro. Niveli i dytë, prej 11 emrash, do ta marrin nga 2 paga të një këshilltari në Kuvend, ose 5 600 euro. Sekretariati teknik i përbërë nga 15 vetë, dhe 12 ekspertë të nivelit të tretë do të marrin për punën pranë këtij komisioni, 2 800 euro. Fatmir Xhafaj ka parashikuar pagesë edhe për një kategori të quajtur: “Ekspertë të huaj”. Ata janë 23 persona dhe do të paguhen 5600 euro. Por nëse shohim emrat, rezultojnë të jenë shqiptarë me banim jashtë vendit. Ky komision shihet me shumë skepticizëm. Opozita e ka braktisur, ndërsa ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë se ai nuk duhet të përdoret për të prekur reformën në drejtësi. Mirëpo plani i PS është që puna të vijojë deri pas zgjedhjeve, me shpresën se do të kenë siguruar 84 mandate në Kuvend dhe më pas të bëjnë çfarë të duan me ligjet. Gjithë synimi flitet se është të zbehet apo kufizohet roli i SPAK. Të shohim se sa do ja dalë Xhafaj.

Nuk ndalet Fatmir Xhafaj, pagë 8 mijë euro ekspertëve që doNuk ndalet Fatmir Xhafaj, pagë 8 mijë euro ekspertëve që doNuk ndalet Fatmir Xhafaj, pagë 8 mijë euro ekspertëve që doNuk ndalet Fatmir Xhafaj, pagë 8 mijë euro ekspertëve që do

/Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne