Gjykata e Lartë në Podgoricë të Malit të Zi liroi të gjithë personat e akuzuar për përfshirje në një përpjekje për grusht shteti në vitin 2016. Teksa Kreu i Këshillit të Gjykatës së Lartë, Zoran Radoviç shpalli vendimin e lirimit tha se nuk ka prova ndaj të pandehurve se ata janë fajtorë për veprat për të cilat u akuzuan.
Ky vendim vjen pas 8 vitesh që autoritetet akuzuan pa të drejtë shtetasit rusë Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, udhëheqësin e Frontit Demokratik pro-rus, kryetarin aktual i Parlamentit të Malit të Zi Andrija Mandiç, deputetin Milan Knezheviç dhe bashkëpunëtorin e tyre Mihailo Çagjenoviç, gjeneralin në pension të xhandarmërisë serbe Bratislav Dikiç si dhe shtatë peronave të tjerë, shtetas serbë.
Në vitin 2016, në Mal te Zi, u arrestuan shtetasit e larpërmendur dhe u akuzuan si pucistë ruse që do të rrëzonin regjimin NATO-ist të hajdutit Milo Gjukanoviç. Pretendimet e autoriteteve se këta shtetas kishin planifikuar të pushtonin parlamentin e vendit gjatë zgjedhjeve parlamentare të tetorit të vitit 2016, për të vrarë kryeministrin e atëhershëm Milo Gjukanoviç dhe për të vendosur një udhëheqje pro-ruse asnjëherë nuk u faktuan prej tyre dhe duhet të priteshin plot 8 vite për t’i liruar nga akuzat. Në këtë mënyrë, u faktua se në Mal të Zi nuk pati një tentativë për grusht shteti ndaj gjukanoviçit.
Enjejta ngjarje ndodhi në vitin 2016 edhe në Shqipëri, ku gjykata me urdhër të Izraelit regjimi i Ramës arrestoi Xhezair Fishtin, Medat Hasanin, Ergys Faslline dhe Bekim Protopapen dhe i akuzuan si terroriste? Dhe më pas, pas shumë gjoja hetimeve të autoriteteve shqiptarë të katër këta shtetas dolën të pafajshëm?
Të dyja rastet kanë të përbashkët urdhërat që gjykata merr nga krerët e shtetit dhe palë të huaja dhe në mungesë të provave mban në burg ose akuzon për vite me radhë persona të ndryshëm vetëm për shoë dhe dalë nga situata të caktuara./gazetaimpakt















