Nuk takohem me Kurtin pa u liruar serbët e arrestuar

Vuçiç nuk heq dorë: Nuk takohem me Kurtin pa u liruar serbët e arrestuar!

Aleksandër Vuçiç shprehet i prerë se nuk do të ketë një takim me Albin Kurtin, pa u  liruar serbët e arrestuar, të cilët akuzohen për sulmet në veri.

Mediat serbe raportojnë se Vuçiç deklaroi se kur të ulet në tavolinë me Kurtin do të diskutohet fillimisht asocacioni.

“Pse gënjejnë, askush nuk i ka prekur policët e Kosovës, po hanë kek, rrush dhe pinë cola. Ata hanë dhe pinë mirë dhe nuk u mungon asgj. Viktori më tha se mezi presin të marrin masa ndaj vendit tonë dhe është e qartë se ne nuk kemi asnjë faj. Unë nuk do të shkoj të flas me Kurtin derisa të lirohet çdo serb i arrestuar,”-u shpreh Vuçiç.

Situata në komunat në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar prej datës 26 maj, ku serbët prej ditësh vazhdojnë të kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të hyjnë në ndërtesat komunale. Tensionet u përshkallëzuan në datën 29 maj, kur trupat e KFOR u përplasën fizikisht me protestuesit serbë. Situata u përkeqësua edhe më tej më 14 qershor pas arrestimit të tre policëve të Kosovës në veri të vendit nga Serbia. Efektivët kanë dalë para gjykatës serbe dhe janë lënë në paraburgim për 30 ditë.  Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, pas arrestimit të tre policëve të njoftoi për një takim urgjent në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç, për zgjidhjen e krizës. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka refuzuar të marrë pjesë në takimin e caktuar nga Borrell, ndërsa kryeministri i Kosovës është akoma i pavendosur. BE ka bërë thirrje që të dyja palët të marrin pjesë në takimin në Brukse ose do të përballen me pasoja./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne