Numri i fëmijëve jetimë në të gjithë botën është 140 milionë

Për shkak të luftërave dhe konflikteve që vazhdojnë në shumë vende apo shkaqeve të tjerë si thatësira, sëmundjet epidemike dhe mangesa e ushqimeve çdo ditë mbesin jetimë afërsisht 10 mijë fëmijë

Numri i fëmijëve jetimë në të gjithë botën është 140 milionë

Hulumtimet e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) dhe organizatave joqeveritare tregojnë se më shumë se 140 milionë fëmijë në të gjithë botën kanë humbur familjet për shkak të luftërave ose fatkeqësive natyrore dhe se këto fëmijë vazhdojnë jetën e tyre si jetimë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas hulumtimeve, për shkak të luftërave dhe konflikteve që vazhdojnë në shumë vende apo shkaqeve të tjerë si thatësira, sëmundjet epidemike dhe mangesa e ushqimeve çdo ditë mbesin jetimë afërsisht 10 mijë fëmijë, shifër kjo e cila tregon se për çdo vit mbeten afërsisht 3.5 milionë fëmijë jetimë./ AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne