Nxënësit e shkollës fillore në Londër takohen me imamin “ekstremist” islamik

Fëmijët nga një shkollë fillore në Londër kanë kaluar një udhëtim dy-ditor me një imam të përshkruar nga një Gjykatë e Lartë britanike si mbështetës i “qëndrimeve ekstremiste islamike.”

Fëmijët e moshës nga gjashtë deri në tetë nga shkolla fillore Kilmorie u takuan me Shakeel Begg për të diskutuar rreth Islamit në Qendrën Islamike Lewisham më 21 dhe 22 mars.

Begg mori famë si imami i xhamisë së frekuentuar nga vrasësit e ushtarit të ushtrisë britanike, Lee Rigby në vitin 2013.

Detajet dhe imazhet e vizitës ishin postuar në faqen e internetit të qendrës, raportoi Telegraph, por tani janë hequr.

Faqe e internetit e qendrës e përshkruan Begg si të impresionuar nga entuziazmi i fëmijëve për të testuar njohuritë e tij rreth Islamit, si dhe nga të kuptuarit e tyre të “shumë besimeve të përbashkëta dhe vlerave të komuniteteve të ndryshme fetare.”

Imami ka shfaqur lot në sytë e tij, kur fëmijët shprehën dashurinë e tyre për Muhammedin dhe Aliun gjatë një diskutimi “rreth profetit të Islamit, Muhammedit (a.s.), dhe një personi të quajtur me këtë emër.”

Tom Wilson nga Shoqëria Henry Jackson, i cili është një kritik i zëshëm i Begg, e dënoi vizitën si të papranueshme, duke thënë se shkollat ​​janë të detyruara të mos i ekspozojnë nxënësit e tyre ndaj “dikujt të lidhur me ekstremizmin.”

“Shkollat ​​janë nën një detyrim statutor që në mënyrë mjaft eksplicite e ndalon ekspozimin e nxënësve ndaj ekstremistëve”, tha Wilson.

Sally Kelly e shkollës Kilmorie mbrojti vizitën, duke thënë se ajo promovon “vlerat britanike të tolerancës ndaj njerëzve të besimeve dhe feve të ndryshme, dhe të mësuarit është pjesë e kurrikulës kombëtare.”

Në vitin 2013, një gjykatës vendosi se Begg kishte promovuar dhunën. Pretendimi u ngrit nga një shfaqje politike, e cila tha se Begg ka pretenduar se xhihadi ishte më i madhi i veprave.

Justice Haddon-Cave tha në vendim kundër Begg se Imami “promovon dhe inkurajon në mënyrë të qartë dhunën në mbështetje të Islamit, si dhe përqafon një seri qëndrimesh ekstremiste islamike.”

Michael Adebolajo dhe Michael Adebowale, të cilët vranë një ushtar të ushtrisë britanike në vitin 2013, frekuentonin Qendrën Islame Leëisham ku Begg ishte imam në atë kohë.

Në një deklaratë pas vrasjes, Begg e përshkroi incidentin si “brutal” dhe “kundër themeleve të fesë sonë dhe karakteristikave të një muslimani.”

Në shkurt, Begg foli për nisjen e një raporti nga Forumi 5 shtyllat e Islamit, i cili gjeti se 94% e muslimanëve britanikë me ndikim besojnë se Shteti Islamik nuk është një “shtet legjitim islam.”

Begg tha për RT se raporti tregon “imazhin e vërtetë” të Islamit. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne