OBI kërkon nga OKB-ja hetime të pavarura të situatës në Xhamu Kashmir

Komisioni i Pavarur i Përhershëm për të Drejtat e Njeriut pranë Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) bëri të ditur se provinca Xhamu Kashmir e Indisë është kthyer në “burgun më të madh të hapur në botë”.

Në komunikatën e bërë nga Komisioni në fjalë thuhet se bllokada e sigurisë, ndalesa e qarkullimit dhe bllokimi i komunikimit që zbatohen nga administrata e Nju-Delhit në Xhamu Kashmir që nga 5 gushti e këtej, po vazhdojnë pavarësisht dënimeve të shumta nga bashkësia ndërkombëtare.

Ndërkohë që në komunikatë thuhet se “Rajoni i Xhamu Kashmirit është shndërruar në burgun më të madh në botë nën qiell të hapur”, bëhet e ditur që më shumë se 5.000 njerëz, përfshirë politikanë lokalë, aktivistë dhe gazetarë, u arrestuan në mënyrë të paligjshme nga forcat e sigurisë indiane.

Në mes tjerash bëhet e ditur se ka shqetësime serioze për situatën në Xhamu Kashmir, ndërsa u kërkua krijimi i një komisioni hetimor nga Kombet e Bashkuara (OKB) për të hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut në rajon.

Në komunikatë gjithashtu kërkohet nga qeveria indiane të lejojë komisionet hetimore të OKB-së dhe OBI-t të vizitojnë rajonin që ata të mund të verifikojë në mënyrë të pavarur dhe objektive situatën e të drejtave të njeriut në Xhamu Kashmir.

Edhe Raja Faruk Haydar Han, Kryeministri i rajonit Azad Kashmir që kontrollohet nga Pakistani, pas anulimit nga India të statusit të posaçëm të Xhamu Kashmirit, këtë rajon e ka cilësuar si “burgu më i madh në botë nën qiell të hapur”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne