OBSH-ja, pandemia dhe vaksina

Shumë palogjikshmëri, shumë qëndrime kontradiktore nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë(OBSH-ja), mosrespektimi i parimeve të gjertanishme për shpalljen e epidemisë apo pandemisë, masa të çuditshme dhe jo të arsyeshme… e gjithë kjo krijon dyshimin e arsyeshëm se diç nuk është në rregull. Të paktën 80% e kalojnë këtë sëmundje shumë lehtë, po të mos ishte paniku, as që do ta vërenin këtë, e cila në skenaret më pesimiste jep ose do të jep 0,01-0,02% vdekshmëri.
Ne jemi të preokupuar me te, ndërsa pasojat për ekonomi dhe në përgjithësi për jetën e njerëzve janë të mëdha dhe të parikuperueshme. Çka do të ndikojë , si do të përfundojë, pritet të shohim, mendja e shëndoshë ka kohë që nuk merret parasysh. Politika ka vendos se kjo është lufta për jetë a vdekje, me vendim politik kjo pandemi edhe do të ndërpritet.
Sipas meje, nuk më është e qartë, në bazë të çkafit OBSH-ja e ka shpall COVID-19 pandemi me 11 mars 2020. Të themi, në rast se merret gripi si sëmundje më e lehtë e njohur, për shpalljen e epidemisë së gripit në një rajon, kushti është që të jenë prekur 3-5% të sëmurëve në atë rajon apo shtet. Sipas këtyre kriterëve të përcaktuar akoma nuk kemi numrin për shpalljen e pandemisë apo epidemive rajonale.
Në rast se marrim si shembull se jetojnë 7 miliardë njerëz në botë, 3% do të jepte numrin 210 milion njerëz, ndërsa ne sot pas gati 1 viti nga paraqitja e korona virusit kemi vetëm 70 milion njerëz në botë të prekur nga COVID-19. Ndërsa me 11 mars 2020 kur OBSH-ja e ka shpall pandeminë, kanë qenë vetëm 11.382 persona pozitiv nga COVID-19. Kush e ka ditur paraprakisht se kjo sëmundje do të zgjerohet dhe sipas cilave njohurive paraprake. Do të thotë se me 11.382 persona nuk do të shpallej pandemia po të ishte fjala edhe për sëmundjen karantinore.
Me vaksinat vijnë tani problemet reale. Numri i madh i kompanive farmaceutike ka filluar procesin e prodhimit të vaksinave. Një pjesë e tyre po prodhojnë vaksina klasike, të cilët shkenca dhe përvoja e gjertanishme i ka njohur. Megjithatë kompanitë udhëheqëse kanë prodhuar dy lloje të vaksinave. Njëra është vaksinë DNA, tjetra vaksinë mRNA. Të dyja japin mundësi që të vaksinohen 7 miliard njerëz në botë, sepse vaksinat klasike nuk do të mund të prodhoheshin brenda 1 viti më shumë se 1 miliard doza në kushte ideale. Të dy llojet e reja të vaksinave janë eksperimente, dëshirë e mirë. Po punohet me vite, kjo është e saktë, por anashkalohet shënimi se me dekada po paraqiten probleme të pazgjidhura, dhe akoma nuk janë zbatuar tek njeriu, gjegjësisht gjer tani janë hulumtuar vetëm në minjtë.
Shpresë më të madhe ka dhënë vaksina mRNA për sëmundje malinje dhe për shërimin e infarktit miokard. Por gjer tani as tek minjtë nuk ka akoma rezultate të mira. Tani po proklamohen këto vaksina, me çdo çmim, ndërsa justifikimi është, e dimë se nuk është zgjidhje e mirë, por diç duhet bërë, COVID-19 do të na shkatërrojë, të gjithë do të vdesim, dhe për këtë shkak të shpëtojmë çfarë të mundemi.
Kjo është gënjeshtër, është e qartë se kjo sëmundje është si shumë sëmundje tjera, dhe nuk lejohet të bëhen eksperimente me njerëz. Kurth është të imponohet se cila vaksinë është më e mirë, dhe për fat të keq shumica e njerëzve kanë pranuar këtë kurth, po reklamohet se cila vaksinë është më e mirë. Gjer tani nuk ka një studim shkencor të përfunduar për cilido të ashtuquajtur vaksinë. Që është më keqe vaksinat po paguhen akoma pa u prodhuar, dhe sipas informatave të vet prodhuesve studimet klinike do të përfundojnë tek në korrik të vitit 2022. Për këtë arsye prodhuesit e vaksinave nuk po marrin përgjegjësi për pasoja. Ju vetë po kërkoni që t’ju vaksinojmë, ne ju tregojmë se akoma nuk janë kryer të gjitha hulumtimet klinike. Bile edhe vet OBSH-ja është distancuar, nuk ka qëndrim të fuqishëm se vaksinat duhet të prodhohen si duhet, sipas rekomandimeve të tyre, porse po distancohet, nuk po favorizon asnjë vaksinë, pasi janë të mundshme numri i madh i efekteve anësore, dhe se shtetet, përkatësisht pranuesi i vaksinës merr përgjegjësinë mbi vete për efektet anësore nga vaksinimi.
Sindromi i COVID-19-it është realitet. Ekziston, është rreth neve. A është aq i rrezikshëm, këtë tek duhet vërtetuar. A është virus apo edhe diç që jep simptome, është çështje tjetër. Ka simptome specifike sikurse humbja e shijës dhe erës, por kjo është prezente tek 30% të sëmurëve. Dominon temperatura dhe simptomet tjera nga i ashtuquajturi sindromi i përgjithshëm infektiv, sikurse kokëdhimbja, mundimi, rraskapitje…, simptome normale prezente tek çdo infeksion.
Nuk është hera e parë në mjekësi që njëherë të regjistrohet ndonjë sëmundje, gjendje, sindrom, e tek shumë vite më vonë të zbulohet shkaktari i saj apo patogjeneza. Ashtu që ky sindrom është i pranishëm, testet serologjike konfirmojnë prezencën e antitrupave në SARS-COV-2 dhe kjo është e mjaftueshme të pranohet diagnoza. Shtrohet pyetja se a janë të gjithë të sëmurët nga COVID019, apo të gjitha sëmundjet tjera nga ndonjë arsye tjetër regjistrohen si të sëmurë nga COVID-19. Shkenca sigurisht gjatë periudhës së ardhshme do të arrijë tek e vërteta reale dhe do të hetojë se çfarë ka ndodhur në fakt.

 

Prof.dr. Velo MARKOVSKI, infektolog
Burimi: LOGIČNO

Përktheu: Av. Faik MIFTARI

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne