“OBSH po e kërkon me forcë”, Vokshi: Bëni sa më shumë teste për koronavirusin

Ish-deputetja demokrate, Alban Vokshi, kërkon të bëhen sa më shumë teste për koronavirusin.

Sipas Vokshit, “Vetëm evidentimi i të prekurve, testimi i të afërmve të tyre, karantinimi dhe izolimi i tyre do të shkëpusë zinxhirin e përhapjes së virusit të tmerrshëm”.

Postimi i plotë i Vokshit:

Test
#Test
#Test

Ka kërkuar me forcë #OBSH dhe cdo ditë, përsërisin cdo ditë të gjithë ekspertët më të mirë ndërkombëtarë.

Vetëm evidentimi i të prekurve, testimi i të afermve të tyre, karantinimi dhe izolimi i tyre do të shkëpusë zinxhirin e përhapjes së virusit të tmerrshëm.

Mengjesi i sotëm ka nisur i #trishtë. Me viktima të tjera nga #COVID 19, në moshë krejt të re, vetëm 43 vjeç e pa sëmundje të tjera.

Duke shprehur Ngushëllime të sinqerta për familjaret e të afërmit e tyre, kjo duhet të jetë një thirrje për të bërë cmos të shpëtohen jetë të tjera.

E për këtë, gjithësecili duhet të bëjë punën e detyrën e tij.

E ndërsa qytetarët me hir apo pahir po zbatojnë rregullat, duke mbajtur #distancimin #social e duke u izoluar.

shtë Qeveria ajo që duhet të ndryshojë qasje sa nuk është tepër vonë.

1. Duke bërë transpatencë totale:

– TESTET: sa teste jane bëre dhe ku? Sa tampone janë ne gjendje? Sa duhen? A jane porositur?

– PAJISJE TESTIMI: Sa pajisje për testimin janë? Kur vihet në funksionim pajisja ne laboratorin e QSUT? Pse nuk porositen pajisje të tjera që nxjerrin përgjigjet në kohë reale (sic Qeveria e KOsovës ka porositur) në mënyrë që të decentralizohet bërja e analizave edhe në qarqe të mëdhaja?

2. Testimi i cdo të dyshuari, kontakteve, atyre me simptoma qofte edhe të lehta.
Është urgjente, e #domodsoshme, #jetike, që Qeveria, të bëjë cdo gjë për të siguruar numrin e duhur të #testeve për të ndjekur cdo të dyshuar COVID19 e cdo kontakt të tyre.

#Test

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne