‘Populli ka zgjedh me i shërby Albini, jo me i vjedh Isa e Hashim’

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të kundërshtojë mocionin për rrëzimin e qeverisë në krye me Albin Kurtin, që kur për këtë paralajmëroi shefi i LDK-së, Isa Mustafa.

Deputeti i kësaj partie, Eman Rrahmani, ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook se populli ka zgjedhur që t’i shërbejë, Albin Kurti si kryeministër.

Ai tutje thotë se qytetarët nuk kanë zgjedhur që t’i vjedhin, Isa Mustafa, kryetar i LDK’së dhe presidenti Hashim Thaci.

“Populli ka zgjedh me i shërby Albini, jo me i vjedh Isa e Hashim #meKryeministrin”, ka shkruar Rrahmani./KP

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne