Ofendoi rëndë emigrantët muslimanë, prifti katolik kërkon falje!

Mato Vinçetiç, një prifti katolik nga bosnja ofendoi rëndë para pak ditësh muslimanët emigrantëve që vijnë nga vendet e luftës në Bosnje.

Vinçetiç, famullitar, i cili do thoshte para një grigjeje të tij prej 100 “dele Perëndie” nga Bosnja e Kroacia se ata nuk mund të mirëprsinin njerëz që donin të hanin mish viçi dhe jo mish derri.

Fjalët e tij ngjallën reagime të shumta në opinionin publik, duke e detyruar të kërkojë falje publike.

“Ne nuk mund të pranojmë mërgimtarë në shtëpinë tonë, t’u japim gjithçka, dhe ata me paturpësi, vijnë dhe thonë: Unë jam musliman, duhet të më jepni ushqimin që dua të ha.
Shiko, të lutem! Ti erdhe nga toka i uritur, i etur dhe zbathur. Zoti yt të la të uritur, të etur, të zhveshur dhe zbathur. Tani bëni sikur ndaj Zotit tuaj që ju la të uritur, të etur, të zhveshur dhe zbathur, unë duhet të përmbush vullnetin tuaj dhe vullnetin e Tij.
Mirë, nuk ka problem, unë do t’i jap diçka për të ngrënë, por ai është ende i pasjellshëm: Ju nuk mund të më jepni mish derri, duhet të më jepni mish viçi. E shihni paturpësinë!”, ishin këto fjalët e prifti Vinçetiç që u shoqëruan me debate.

Prifti e dinte se muslimanët nuk e konsumojnë mishin e derrit por provokimi i tij zgjati pak pas reagimi të këtyre të fundit.

Prifti nga Bosnja kërkoi falje në publik pas kritikave të forta ndaj ofendimeve që ai bëri kundër muslimanëve.

“I kërkoj sinqerisht falje kujtdo që fjalët e mia nga fragmenti i predikimit të lartpërmendur u perceptuan si shkelje të ndjenjave fetare dhe të tjera njerëzore. Ky nuk ishte aspak qëllimi i këtij predikimi”, tha ai pas presionit të fortë publik./gazetaimpkt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne