Tragjike në Sarandë, vdes kamarieri 17-vjeçar te Club ‘Orange’! I ra në kokë kavoja e ashensorit! Arrestohet montuesi! Në kërkim pronari i lokalit, Spiro Iljadhi!

Antonio Delilaj, vetëm 17-vjeç humbi jetën tragjikisht në lokalin e famshëm të natës në Sarandë, “Orange”. Antonio nga fshati Qafë-Gjashtë kishte nisur punën ende në moshë të mitur për të ndihmuar familjen, por jeta iu pre në mes në mënyrë të tmerrshme. Tëksa transportonte koli uji në ashensorin e lokalit u këput kavoja, duke e goditur fatalisht në kokë.

Policia e Sarandës ka vënë në pranga teknikun që kishte montuar ashensorin e mallrave, Lulëzim Allkushi, i dyshuar për ”shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndërsa në kërkim është shpallur pronari i “Orange Club” Spiro Iljadhi.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 01:15 të 26 gushtit në lokalin e Iljadhit.  Nga hetimet ka rezultuar se Antonio Delilaj po merrte disa koli me ujë nga bodrumi per tek bari dhe ndodhej brenda ashensorit kur është këputur njëra nga kavot e ashensorit. Goditja e fortë në kokë i ka shkaktuar vdekje të menjëhershme.

Rastet kur ashensorët pësojnë defekte nuk janë të pakta në vendin tonë. Përgjegjegjës për kolaudimin e tyre është Inspektorati Shtetëror i Mbrojtjes së Tregut. Por inspektoriati Shtetëror i Mbrojtjes së Tregut heq përgjegjësinë nga vetja, pasi thotë se pas verfikimeve të kryera në terren konstatuar se pajisja nuk ishte ashensor, por një pajisje e përshtatur për të transportuar mallra, prandaj nënvizon ISHMT nuk janë kryer kontrolle.

Hetimet për këtë ngjarje të rëndë dhe nxjerrjen e përgjegjësve vazhdojnë nga policia e prokuroria e Sarandës.

Pronari në kërkim
Ndërsa pronari i lokalit, një person me precendent, Spiro Iljadhi është shpallur në kërkim, pasi nuk është gjetur në lokal në momentin e aksidentit.
Spiro Iljadhi njihet si biznesmen në zonë dhe është pronar i lokalit mjaft të frekuentuar  ‘Orange” në Sarandë, që njihet dhe si vendi i festës së natës që frekuentohet nga shumë të rinj dhe ka të ftuar special këngëtarët më të njohur në vend. Ndërkohë ai rezulton pronar edhe i Orange Pizza & Grill Lounge” në Ksamil.  Iljadhi njihej gjithashtu edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirrej ‘Ero’. Më 20 qershor te vitit 2021, Spiro Iljadhi mbeti i plagosur afër lokalit të tij, pasi u qëllua me breshëri automatiku nga 3 persona, vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi dhe shoku i tyre Redjan Hadëri.

Teksa transportonte koli uji në ashensorin e lokalit u këput kavoja, duke e goditur fatalisht në kokë. Siç shihet edhe në këto foto, i mituri humbi jetën pikërisht nga kjo pajisje.

Inspektorati Shtetëror i Mbykjqyrjes së Tregut nga ana e tij pas verifikimit në terren ka konkluduar se pajisja që pësoi defekt nuk ishte ashensor, por në një pajisje e përshtatur për transport mallrash nga subjekti ndaj dhe më herët nuk ka patur inspektime nga ISHMT-JA.
‘Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange”, Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se:

Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor. Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij.

ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut.’- njofton ISHMT./shqiptarja

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne