Oficerët kontroll në banesë, Tahiri në ballkon duke pirë puro

TIRANE-Oficerët e policisë gjyqësore kanë zbarkuar në banesën e Saimir Tahirit ditën e sotme për të kryer kontroll për të gjetur prova për dosjen ‘Habilaj’ ku akuzohet për përfshirje edhe ish-ministri.

 

Oficerët kanë mbërritur në banesën e deputetit në orën 14:05, ndërsa vetëm 5 minuta më vonë ka shkuar në banesë dhe Tahiri. Ky i fundit nuk ka qenë në banesë, por ka mbërritur sapo është lajmëruar nga oficerët.

 

Report Tv ka fiksuar fotot e Saimir Tahirit duke qëndruar në ballkonin e banesës së tij duke pirë puro, teksa oficerët kryejnë kontrollin.

Tahiri ka dalë disa herë në ballkon gjatë kontrollit, ku dallohet teksa konsumon një puro. Është parë të flasë në balkon edhe me një prej familjarëve të tij, në një moment që oficerët po kontrollonin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne