OKB: 254 të vdekur në protestat në Irak, digjen shtëpitë e deputetëve

Në Irak, për shkak të protestave antiqeveritare, që kanë filluar në 1 tetor, deri më tani kanë humbur jetën 254 persona.

Në raportin “Protestat në Irak 25 tetor-4 nëntor” të Misionit të Kombeve të Bashkuara bëhet e ditur se në valën e dytë të protestave, që vazhdojnë në pjesën qendrore dhe jugore të vendit me në krye kryeqytetin Bagdad, kanë humbur jetën edhe 94 protestues të tjerë.

Në raport njoftohet se gjatë protestave janë plagosur edhe mijëra protestues dhe duke filluar nga 25 tetori, Kombet e Bashkuara kanë evidentuar shumë shkelje të drejtave të njeriut.

Gjithashtu theksohet se bombat e gazit të hedhura nga forcat e sigurisë kanë shkaktuar vdekjen e 16 protestuesve.

Në raportin ku pasqyrohen deklaratat e Përgjegjëses së Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Irak, Danielle Bell përdoret shprehja: “Nuk ka asnjë shpjegim marrja në objektivë e protestuesve pa armë me bomba gazi nga ana e forcave të sigurisë”.

Kurse në raportin “Protestat në Irak 1-9 tetor” të publikuar më 22 tetor nga ana e OKB-së bëhej e ditur se në protesta ishin vrarë 157 persona dhe ishin plagosur 5 mijë e 494 të tjerë.

Ndërkaq, protestuesit në nënprefekturën Esh-Shatra në Zikar në jug të Irakut, i vunë zjarrin shtëpive të deputetëve Naci es-Saidi nga koalicioni “Sairun”, Mauna el-Gurabi nga koalicioni “El-Fetih” dhe deputetes së Koalicionit të Ligjit Shtetëror, Zeynep el-Hazreci.

Në ngjarje nuk pati humbje jetësh.

Irakianët zhvillojnë protesta në rajone të ndryshme të vendit për të protestuar papunësinë, korrupsionin dhe pamjaftueshmërinë e shërbimeve publike.

Protestuesit e vënë në veprim më 1 tetor në vend, pasi ndalën protestat për shkak të ceremonive të Erbainit (Arbain), filluan përsëri protestat më 25 tetor./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne