Shqiperia

Probleme në kriteret e Vetting-ut/ Shkarkohet kreu i Gjykatës së Elbasanit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra kreun e Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurtin. Në seancën e zhvilluar ditën e sotme në ngarkim të tij, KPK-ja ka gjetur pasaktësi në pasurinë e Kurtit.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari. Sipas raportit të KPK-së, Kurti rezultonte të kishte probleme jo vetëm me pasurinë, por dhe me kriteret e tjera të procesit të procesit të vetting-ut, siç janë pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale.

KP-ja hodhi dyshime mbi disa nga pronat që rezultojnë të jenë krijuar me burime të pajustifikuara. Po ashtu, bazuar në një raport sekret, KPK-ja ngriti dyshimin se Kurti ka lidhje me krimin e organizuar.

Kësaj rezymeje disavantazhuese ndaj Kurtit, i shtohej një vendim i paargumentuar për një masë sigurie “arrest me burg”,  që e bënë të pamundur rikonfirmimin në detyrë të gjykatësit. /Lapsi

OPINIONE