PKK/YPG-ja vazhdon me provokime ndaj zonës së Operacionit “Burimi i Paqes”

Terroristët e organizatës separatiste terroriste PKK/YPG gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 11 provokime dhe sulme, kryesisht me mortaja dhe raketa antitank, ndaj zonës së Operacionit “Burimi i Paqes” në Siri.

Në një postim të bërë në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare në “Twitter” u dhanë informacione në lidhje me zhvillimet e fundit në rajonin e operacionit në fjalë.

“Ndërkohë që Forcat e Armatosura të Turqisë i përmbahen marrëveshjes së arritur në lidhje me formimin e zonës së sigurt, terroristët e PKK/YPG-së vazhdojnë me provokime ndaj zonës së Operacionit ‘Burimi i Paqes’. Gjatë 24 orëve të fundit terroristët kanë kryer 11 provokime dhe sulme, kryesisht me mortaja dhe raketa antitank, ndaj zonës në fjalë”, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare. /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne