OKB bën thirrje për respektimin e të drejtave të njeriut në Kashmir

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka bërë thirrje për respektimin e të drejtave të njeriut në rajonin Xhamu dhe Kashmir.

Duke u adresuar në një konferencë për media në fillim të seancës së 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, Guterres në përgjigje të një pyetjeje mbi Kashmirin, tha se: “Vazhdoj me një mendim të qartë se të drejtat e njeriut duhet të respektohen plotësisht në territor”.

Sipas një deklarate të publikuar në ueb-faqen e OKB-së, Guterres tha se dialogu midis Indisë dhe Pakistanit është një “element thelbësor për zgjidhjen e problemit” të Kashmirit.

Xhamu dhe Kashmir ka qenë nën një bllokadë pothuajse të plotë që nga 5 gushti, kur India hoqi statusin e saj të veçantë, ndërkaq qeveria bllokoi qasjen e komunikimit dhe vendosi kufizime për të penguar çdo protestë në rajon.

Komenti erdhi pasi shefi i OKB-së u pyet se si ai nuk do të prononcohej dhe “të vepronte për të sjellë një zgjidhje për këtë krizë”.

“Aftësia jonë është e lidhur me zyra të mirë dhe zyrat e mira mund të zbatohen vetëm kur palët pranojnë atë. Dhe, nga ana tjetër, ka të bëjë me avokatinë dhe avokimi është shprehur dhe do të mbahet”, tha Guterres.

Disa grupe të të drejtave përfshirë Human Rights Watch dhe Amnesty International në mënyrë të përsëritur i kanë bërë thirrje Indisë të heqë kufizimet dhe të lirojë të paraburgosurit politikë.

Nga viti 1954 deri më 5 gusht 2019, Xhamu dhe Kashmiri ka gëzuar një status të veçantë sipas kushtetutës indiane, e cila i lejonte që të miratojë ligjet e veta. Dispozitat gjithashtu mbronin ligjin e qytetarisë së rajonit, i cili ndalonte vendosjen e të huajve dhe zotërimin e tokës në territor.

India dhe Pakistani mbajnë pjesë të Kashmirit dhe pretendojnë tërësinë e saj. Kina kontrollon gjithashtu një pjesë të rajonit të kontestuar, por janë India dhe Pakistani që kanë zhvilluar dy luftëra për Kashmirin./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne