OKB bën thirrje për solidaritet me Turqinë për refugjatët

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për solidarizim me Turqinë në çështjen e refugjatëve.

Zyra e komisionerit bëri një deklaratë në lidhje me vizitën dyditore në Turqi të komisionerit Grandi.

Në këtë kuadër u theksua se Grandi u takua me zëvendës Presidentin, Fuat Oktay, ministrin e Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, ministrin e Brendshëm, Süleyman Soylu, ministren e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale, Zehra Zümrüt, zëvendësministrin e Arsimit, Reha Denemeç, si dhe me drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Administrimit të Migracionit, Abdullah Ayaz.

Grandi gjithashtu i shoqëruar nga kryebashkiaku i Ankarasë, Mansur Yavaş, është takuar edhe me refugjatët në qendrën e shërbimeve sociale të Ministrisë së Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale si dhe në qendrën e arsimit profesional të bashkisë të cilat mbështeten nga UNHCR.

Sipas deklaratës, Grandi në takimet e tij me zyrtarët e qeverisë turke ka nënvizuar rolin e rëndësishëm që ka marrë Turqia e cila pret popullatën më të madhe të refugjatëve në botë prej pesë vitesh radhazi.

Pasi ka ripërsëritur angazhimin e UNHCR-së për bashkëpunimin me Turqinë dhe vazhdimin e mbështetjes që i jep asaj, Grandi gjithashtu ka mirëpritur edhe mesazhet e Turqisë lidhur me vendosmërinë e saj për të mbrojtur refugjatët.

Në rendin e takimeve që Grandi ka kryer ka qenë edhe situata në Idlib, ku parandalimi i një katastrofe humanitare dhe mbrojtja e civilëve është një përparësi.

“Përsa kohë që konflikti vazhdon, situata e refugjatëve do të vazhdojë të ekzistojë. Për t’i dhënë fund situatës së refugjatëve nevojitet një zgjidhje politike. Vendet pritëse duke përfshirë edhe Turqinë kanë nevojë për ndihmën dhe solidarizimin e komunitetit ndërkombëtar deri në arritjen e kësaj”, theksoi Granti.

Ai gjithashtu ka mirëpritur edhe rolin e bashkë-presidencës së Turqisë në Forumin Global të Refugjatëve që do të mbahet në Gjenevë në muajin dhjetor.

Ndër të tjera në deklaratë u njoftua se forumi do të sigurojë një mundësi të paparë për shtetet anëtare dhe aktorët e tjerë që do të mblidhen për të ulur presionin mbi vendet pritëse dhe për të marrë masa të reja vendimtare për të kërkuar zgjidhje të reja./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne