Bota

OKB – Çavusoglu-Guterres diskutuan vrasjen e Khashoggi

Me Guterres Çavushollu u takua në Nju-Jork, ku ndodhej për të marrë pjesë në Forumin e 8-të Global të Aleancës së Qytetërimeve, i cili u mbajt në selinë e OKB-së. Takimi u mbajt pa praninë e mediave.

Stephane Dujarriç, Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, në konferencën ditore për mediat në lidhje me këtë takim bëri këtë vlerësim: “Përveç diskutimit të vrasjes së Khashoggi, Cavushollu dhe Guterres gjithashtu biseduan për Jemenin, Sirinë dhe Qipron. Ne (OKB-ja) nuk kemi marrë ndonjë kërkesë zyrtare për të nisur një hetim ndërkombëtar për rastin Khashoggi”.

Dujarriç shtoi se Sekretari i Përgjithshëm ka nevojë për autorizim për të ndërmarrë një hetim të tillë ndërkombëtar.

Khashoggi, një gazetar dhe kolumnist saudit që shkruante për “The Washington Post”, u zhduk pasi hyri në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor për të kryer veprimet konsullore për lidhje martese. Por menjëherë sa kishte hyrë brenda në Konsullatë, Khashoggi ishte vrarë egërsisht./ trt

OPINIONE