Bota

DEBKA: Raketa e fundit në Gaza ka goditur Kupolën e Hekurt

A ishte kjo arsyeja që pasi dha dorëheqje nga ministria e mbrojtjes, Avigdor Lieberman i paralajmëroi njerëzit në kufi të Gazës se ‘Brenda një viti, kërcënimi që buron nga Hamasi dhe Xhihadi Islam do të jetë i barabart me rrezikun e Hezbollahut’?

Në faqen e DEBKAfiles e njohur për afërsinë e saj me njësitë e inteligjencës sioniste, u botua një analizë me titullin “New Iranian rocket smuggled into Gaza could threaten IDF defenses including Iron Dome” (Raketa e re iraniane, e vendosur fshehurazi në Gaza, kërcënon mbrojtjen e ushtrisë izraelite, përfshirë Kupolën e Hekurt). Ky shkrim është si më poshtë:

“Kur Lëvizja e Xhihadit Islamik palestinez pretendonte më 13 nëntor se kishte fituar një armë të re që kishte shkatërruar një shtëpi në Ashkelon, e kishte fjalën për raket e re të marrë nga Irani. As zëdhënësi i ushtrisë izraelite as ndonjë zyrtarë të tjetër izraelitë nuk zbuluan se të paktën një nga 470 raketat e hedhura nga Gaza në Izrael brenda 48 orësh ishte dërguar nga Teherani tek deputeti palestinez me udhëzime për përdorim. Xhihadi Islamik nuk e tregoi emrin e armës dhe u mjaftua duke thënë se është me rreze të mesme.

Por burimet e DEBKAfiles mund të japin detaje për këtë armë: Kjo është raketa Falaq-2 me një rreze prej 11 km dhe kalibrit 333 mm, të prodhuara në kompleksin industrial të Shehid Bakiri, një njësi e industrisë ajrore dhe hapësinore e Iranit. Ajo ishte projektuar për të shkatërruar sistemet e mbrojtjes dhe pajisjet inxhinierike ushtarake dhe qendrat e komandës, të tilla si pikat e fortifikuara, Kupolën e Hekurt dhe njësitë e blinduara. Raketa iraniane dëshmon fuqinë e saj shkatërruese duke vrarë një punëtor në Ashkelon dhe duke plagosur dy gra. Të enjten, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, gjenerali Muhamed Bakir, me gëzim e lavdëroii fitoren e Palestinës në Rripin e Gazës dhe tha se ‘Kjo është një faqe e re për rezistencën. Fitoret do të vazhdojnë derisa të përfundojë prania e sionistëve.’

Një nga avantazhet e Falaq-2 është se ajo është e lëvizshme. Ajo mund të lansohet nga çdo mjet 4×4 ose xhip, dhe jo nga baterti e fortifikuara, dhe secila përmban dy raketa. Xhihadi Islamik e mori fshehtas këtë armë dy vjet më parë nga patronët e tij iranianë, por u urdhërua t’i përdorë ato vetëm në sulmin e fundit me raketa të palestinezëve ndaj Izraelit. Kështu, për herë të parë, Irani arriti fuqinë për të synuar popullatën civile izraelite.

Futja e raketës iraniane Falaq-2 në Rripin e Gazës i sjell zyrtarët e sigurisë izraelite ballë për ballë me disa pyetje të vështira:

– Si u fut fshehtasi kjo armë në territorin palestinez?

– Pse ushtria izraelite nuk i zhduki depot e Falaq-2 menjëherë apo më von?

– Përse ushtria izraelite nuk i paralajmëroi njerëzit që jetojnë në kufirin e Gazës se shtëpitë e tyre përballen me këtë kërcënim vdekjeprurës?

– Pse ushtria izraelite nuk i neutralizoi ekipet që i hodhën këto raketa?

– Pse Izraeli ka frikë të godasë objektivat e Iranit në rajon?

– A ishte kjo arsyeja që pasi dha dorëheqje nga ministria e mbrojtjes, Avigdor Lieberman i paralajmëroi njerëzit në kufi të Gazës se ‘Brenda një viti, rreziku që paraqet Hamasi dhe Xhihadi Islam do të përputhet me rrezikun e Hezbollahut’?

Burimi : Medya Şafak / ML

OPINIONE