Ekspertët e OKB në një takim të KS të kësaj organizate, deklaruan se Irani nuk ka dërguar asnjë armë për grupet që luftojnë në Jemen.
Siç raportoi agjencia e lajmeve IRIB, Amerika dhe disa vende arabe të rajonit me në krye Arabinë Saudite e akuzuan Iranin për shkelje të rezolutës 2231 dhe për dërgimin e armëve në Jemen, por kjo akuzë u hodhe poshtë nga ekspertët dhe raportuesit e OKB gjatë takimit të zhvilluar të mërkurën në mbrëmje në KS të OKB. Këta ekspertë dhe raportues duke raportuar para anëtarëve të KS të OKB, deklaruan se nuk ekziston asnjë dëshmi që të vërtetojë se anijet e ndaluara i kanë marrë armët në Iran apo që armatimet kanë qenë iraniane. Publikimi i lajmeve të tilla si ndalimi i një anije iraniane që transportonte armë për në Jemen është një fenomen që haset shpesh në mediat rajonale me qëllim që të vërtetohen pretendimet për ndërhyrjen e Iranit në çështjet e vendeve të rajonit. Megjithatë, këto akuza asnjëherë nuk janë vërtetuar. Një burim në KS të OKB bëri të ditur se Arabia Saudite është tepër e irrituar nga ky raport dhe po bënë përpjekje që ky raport të mos publikohet si dokument zyrtar i KS të OKB. Por ngrihet pyetja se a kanë vërtetë nevojë luftëtarët huthi në Jemen për ndihma ushtarake nga jashtë vendit?
Para disa kohësh, kanali televiziv Al Xhazira transmetoi një dokumentar kushtuar pozitës së armëve në kulturën e popullit jemenas. Në këtë dokumentar thuhet se në Jemen ekzistojnë mbi 20 tregje ku tregtohen armë të lehta, të mesme dhe armë të rënda. Studimet ndërkombëtare flasin për ekzistencën e mbi 50 milionë armëve në duart e popullatës jemenase. Këto raporte flasin se tregtia e armëve në Jemen është krejtësisht e lirë, madje disa fise të pasura posedojnë edhe armë të tilla si tanke e raketa. Aktualisht, regjimi i Riadit në kuadër të agresionit të gjithanshëm kundër Jemenit, po përpiqet të aneksojë pjesë të territorit jemenas në kufi me Arabinë Saudite. Kohët e fundit, televizioni saudit publikoi një hartë ku rajonet e pushtuara të Jemenit figurojë si pjesë e territorit të Arabisë Saudite.
Regjimi Al Saud dhe aleatët e tij kanë krijuar një koalicion vdekjeprurës duke i imponuar Jemenit një bllokadë totale të ngjashme me bllokadën kundër Gazës dhe e kanë shkatërruar plotësisht këtë vend, ndërsa akuzojnë Iranin se dërgon ndihma ushtarake dhe financiare për Jemenin. Me akuzat e pabaza se gjoja Irani dërgon armatime për grupet jemenase, SHBA dhe Arabia Saudite përpiqen të justifikojnë agresionin e tyre ushtarak kundër popullit të përvuajtur dhe të pambrojtur jemenas. Akuzat ndaj Iranit bëhen në një kohë kur avionët dhe armët amerikane po luajnë rolin kryesor në masakrimin e popullit jemenas dhe në shkatërrimin e infrastrukturës së vendit më të varfër arab./ PT