OKB kritikon zgjerimin e kolonive sioniste të Izraelit

I dërguari i OKB në Lindjen e Mesme të martën deklaroi se regjimi sionist përkundër rezolutave të shumta të OKB për ndërprerjen e ndërtimit të kolonive sioniste, gjatë tre muajve të fundit ka shtuar në masë të konsiderueshme numrin e kolonive sioniste në territoret e okupuara palestineze.

Në rezolutën 2334 të KS të OKB e cila është miratuar më 23 dhjetor të vitit të kaluar, kërkohet nga Izraeli që t’i japë fund ndërtimit të kolonive sioniste në territoret e okupuara të Palestinës. Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Nikoaly Mladenov në raportin e tij të dytë pas miratimit të kësaj rezolute të KS të OKB, ka deklaruar: “Pas miratimit të rezolutës në muajin dhjetor në të cilën është kërkuar t’i jepet fund ndërtimit të kolonive sioniste, nuk janë marrë kurrfarë masash për respektimin e kësaj rezolute”. Mladenov shtoi: “Që nga 24 marsi e deri më tani kemi vërejtur një shtim të konsiderueshëm të kolonive sioniste në krahasim me të kaluarën. Regjimi sionist po ndjek projekte për ndërtimin e rreth 2000 kolonive sioniste të reja në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në pjesën lindore të Bejtul-Mokades”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne