Oliver Stone: Mundohuni të mos kërkoni se çfarë do turma që të jeni të suksesshëm

Në sallën ku u dhanë Çmimet  Writers Guild në natën e së dielës, regjisori i famshëm Oliver Stone, mbajti një fjalim ku kritikoi hapur politikën e establishmentit amerikan. Në mediat ndërkombëtare, fjalët e tij u cilësuan si “tre minutat e vërtetësisë”. Regjisori Oliver Stone, mori çmimin Laurel dhe u dha regjisorëve të rinjë një mesazh të paharrueshëm.

 

Sapo mori fjalën në podium, Stone tha se ekziston mundësia që të jemi kritikë ndaj qeverisë dhe shoqërisë.

 

“Nuk keni pse konformoheni”, tha fituesi i Oskarit, “Tani është në modë për t’u ngritur dolli republikanëve dhe Trump dhe për të shmangur Obamën dhe Clintonët. Por mbani mend këtë: Në 13 luftërat që kemi nisur gjatë 30 viteve të fundit dhe 14 trilionë dollarë që kemi shpenzuar dhe qindra mijëra jetë që janë marrë dhunshëm nga kjo botë, mos harroni se nuk ishte punë e një udhëheqësi të vetëm, por e një sistemi të tërë, të përbërë si nga republikanët ashtu dhe demokratët. Është një sistem që është përjetësuar nën maskën se këto janë vetëm luftëra të justifikueshme në emër të flamurit tonë që valëvitet krenar.”

 

“Shumë njerëz jetojnë në begati në këtë vend, por në emër të kësaj pasurie nuk mund ta justifikojmë sistemin tonë si qendër e  vlerat të të gjithë botës. Ne vazhdojmë të krijojmë kaos dhe luftra të tilla, ne kemi ndërhyrë në më shumë se 100 vende përmes pushtimit, ndryshimit të regjimit apo kaosit ekonomik. Në fund, ky është një sistem që çon në vdekjen e këtij planeti dhe zhdukjen e të gjithëve ne kudo që të jemi.”

 

Ai e përfundoi fjalimin me këshilla bazuar në përvojën e tij. “Unë i kam kundërshtuar për pjesën më të madhe të jetës sime këta njerëz që praktikojnë luftën. Është një lojë e lodhshme. Dhe më së shumti, ju do të shkelmoheni. Por pavarësisht të gjitha kritikave dhe fyerjet që do të merrni, si dhe lajkave gjithashtu, është e rëndësishme të mbani mend se nëse besoni në atë që thoni, ju mund të bëni një ndryshim.” tha Oliver Stone.

 

“Unë shtyj të gjeni një mënyrë për të qëndruar vetëm, të dëgjoni qetësinë tuaj, jo gjithmonë në dhomën e një shkrimtari. Mundohuni të mos kërkoni se çfarë do turma që të mund të jeni të suksesshëm dhe përpiquni të gjeni kuptimin e vërtetë të brendshëm të jetës suaj këtu në tokë. Mos hiqni dorë kurrë në luftën tuaj për paqen, mirësjelljen dhe të vërtetën.” – përfundoi fjalimin e tij regjisori i famshëm Oliver Stone / hashtag

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne