Olsi Jazexhi kandidon per deputet per koalicionin ABEOK

Olsi Jazexhiu, Algert Skenderi, Klodian Troplini, Dorian Demaj jane kater besimtare muslimane qe kandidojne per deputete per koalicionin ABEOK.

Ne videon me siper Dr. Olsi Jazexhi shpjegon mbi rendesine e besimtareve musliman qe te kandidojne per deputete ne zgjedhjet e prillit 2021. Tregohet pse perpjekja per berjen e Partise Muslimane nuk u realizua dhe pse ky grup muslimanesh po kandidon per koalicionin ABEOK.

Grupi i muslimaneve brenda koalicionit shume-partiak ABEOK synon qe te jete nje grup muslimanesh ne parlamentin shqiptar. Ky grup synon te ruaj interesat e muslimaneve ne Shqiperi, luftoje islamofobine dhe persekutimin e besimtareve muslimane ne vend. Muslimanet e koalicionit ABEOK nuk do te mbrojne socialistet, demokratet, republikanet etj por shqiptaret dhe muslimanet. Ata do te luftojne per ruajtjen e pavaresise se Shqiperise, perparimin e vendit dhe mbrojtjen e interesit te shqiptareve kudo qe ata jane.

Grupimi musliman do te bashkepunoje me Kishen Katolike dhe Ortodokse per mbrojtjen e vlerave te familjes dhe traditave shqiptare perballe degjenerimit perendimor. Grupi musliman do qendroje kunder sulmeve islamofobike te Agron Gjekmarkajt, Flutura Akces, Tritan Shehut, Edmond Spahos te PD-se etj qe sulmojne Islamin dhe muslimanet. Do te kerkoje qe antiterrori ti japi fund persekutimit te muslimaneve ne Shqiperi. Qe ne shkollat e Shqiperise muslimanet dhe Islami te mos trajtohen si te huaj dhe armiq. Qe nga burgjet e Shqiperise te lirohen te denuarit politik musliman.

Do te kerkojne qe ne Shqiperi te mbrohen burrat, familja dhe tradita islamike – kristjane e shqiptareve: qe ne shkollat e Shqiperise te futet mesim besimi ne menyre qe shqiptaret te behen popull me moral dhe bindje ndaj Zotit. Do te kerkohet qe ne Shqiperi ti jepet fund luftes kunder pasanikeve shqiptare dhe kontrollit te pasurise. Synimi i grupit musliman eshte qe Shqiperia te kthehet ne nje Dubai, Taivan, Singapor dhe Malajzi te dyte. Grupi musliman nuk do te lejoje vazhdimin e diktatures se koronavirusit qe Edi Rama instaloi ne Shqiperi qe ne mars te vitit 2020 dhe lirimin e shqiptareve nga diktati i politikave nderkombetare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne