Omani hap hapësirën e vet ajrore për aeroplanët izraelit

Në një takim të bërë në Ministrinë e Punëve të Jashtme me ambasadorët e vendit të tij në Azi, Evropë dhe Amerikë Veriore, presidenti izraelit Benjamin Netanjahu njoftoi se sulltani i Omanit, Kabus Bin Said ka hapur hapësirën e vet ajrore për aeroplanët izraelit.

Sipas televizionit izraelit Channel10, në një takim të bërë në Ministrinë e Punëve të Jashtme me ambasadorët e vendit të tij në Azi, Evropë dhe Amerikë Veriore, presidenti izraelit Benjamin Netanjahu njoftoi se sulltani i Omanit, Kabus Bin Said ka hapur hapësirën e vet ajrore për aeroplanët izraelit.

Kompania ajrore izraelite El-Al duhet të marrë miratim nga vendet e tjera të rajonit për të shkurtuar distancën midis fluturimeve të saj drejt Indisë dhe Azisë Juglindore.

Mbyllja e hapësirës ajrore të Arabisë Saudite dhe Omanit për aeroplanët izraelitë, ka bërë që kompania ajrore izraelite El-Al të udhëtojë në distanca të gjata për të arritur Indi dhe Azinë Juglindore, duke eliminuar shanset për të konkurruar me kompani të tjera.

Kryeministri izraelit Netanjahu u tha gazetarëve gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara në muajin mars, se Arabia Saudite kishte lejuar kompanitë që veprojnë në linjën Indi – Izrael të përdorin hapësirën ajrore, përveq kompanisë ajrore izraelite El-Al.

AFRIM NË MES TË IZRAELIT DHE VENDEVE TË GJIRIT

Ditëve të fundit, është vënë në dukje një afrim në mes të vendeve të Gjirit, veçanërisht Emirateve të Bashkuara Arabe me Izraelin.

Së pari ishte vënë në rend të ditës pjesëmmarja e Ekipit Kombëtar të Izraelit në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës, të mbajtur më 25 tetor – 3 nëntor në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Më 26 tetor, edhe kryeministri izraelit Netanyahu bëri një vizitë zyrtare në Oman, një vend tjetër i Gjirit, me të cilin Izraeli nuk kishte marrëdhënie diplomatike.

Edhe qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe kishte lejuar lojtarët izraelit të garojnë nën flamurin e tyre në Turneun e Madh të Xhudos, të mbajtur nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos muajin e kaluar në kryeqytetin Abu Dhabi.

Me rastin e fitorës së një xhudisti izraelit në ndeshjen finale, më 28 prill, himni kombëtar izraelit u luajt për herë të parë në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, me të cilin Izraeli nuk kishte marrëdhënie diplomatike.

Miri Regev, Ministresha izraelite e Kulturës dhe Sporteve, e cila kishte ardhur në Abu Dhabi për të parë turneun, kishte përjetuar momente emocionale kur ishte luajtur himni kombëtar i shtetit të saj në ceremoninë e medaljes.

Edhe ministri izraelit i Komunikimit, Ejub Kara gjithashtu mori pjesë në një konferencë të telekomunikimeve në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe më 30 tetor.

Së fundmi, në Konferencën Ndërkombëtare të Transportit të mbajtur në Oman më 7 nëntor, ministri i Transportit i Izraelit, Yisrael Katz prezantoi ‘Projektin e Hekurudhës’ i cili do të lidhë Izraelin, Jordanin dhe vendet e Gjirit.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne