Tre shqiptarë janë vënë në pranga një operacion antidroge në Roterdam të Holandës. Mediat vendase shkruajnë se policia ishte vënë në ndjekje të një makine të dyshimtë e cila ishte parkuar poshtë një pallati. Në një moment pranë kësaj makine është afruar një makinë me targa franceze.
Kur makina që drejtohej nga shqiptare u nis drejt autostradës policia e ndaloi dhe nga kontrolli u gjetën 6.5 kg heroinë. U arrestua dhe shoferi shqiptar. Mediat vendase nuk japin emër, por vetëm moshën 45 vjeç.
Më pas u vendosën të kontrollohen dhe dy banesa të tjera ku u gjetën dhe 700 gr kokainë si dhe një armë. Në pranga ka rënë dhe një grua shqiptare dhe një tjetër shqiptare të moshës përkatësisht 23 dhe 45 vjeç.