Rajoni

Operacion i madh në Athinë, 22 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Policia greke ka ndërmarrë një operacion të madh në Athinë, ndërsa janë arrestuar 22 persona, mes të cilëve 11 greke dhe 11 të huaj, ku disa prej tyre janë shqiptarë. Operacioni është zhvilluar prej ditës se djeshme nga sektori i luftës kundër krimit te organizuar të Athinës në ishullin Zakynthos.

Të arrestuarit akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës. Shumica e arrestimeve janë bërë në Zakyntho, por arrestime ka pasur edhe ne Athinë dhe Pyrgo. Operacioni është kryer nga 20 agjentë civile të anti-krimit të organizuar.

Burimet bëjnë te ditur se kjo organizatë ka arritur të sjellë në ishull 700 kg marijuane. Mësohet se operacioni vijon ndërkohë që mësohet se 22 te arrestuarit e deritanishem do te cohën ne prokurori në orët në vijim të mbrëmjes së sotme.

Burimi: BalkanWeb

OPINIONE