Bota

Operacione antiterroriste në Turqi kundër organizatës FETO

Në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste FETO, forcat turke të sigurisë mëngjesin e sotëm kanë arrestuar të paktën 21 të dyshuar, raporton Anadolu Agency.

Prokuroria turke ka lëshuar urdhër arresti për 30 të dyshuar, përfshirë dhe pesë ish-pjesëtarë të ushtrisë turke, në kuadër të hetimeve kundër organizatës terroriste FETO.

Duke vepruar sipas urdhrit të prokurorisë, policia turke nisi një operacion në nëntë provinca, përfshirë Ankaranë dhe Izmirin.

Një oficer policie në kushte anonime për AA tha se 21 të dyshuar u arrestuan, ndërsa policia po kërkonte për nëntë të tjerët.

Organizata terroriste FETO/PDY në vitet ’70 të shekullit të kaluar filloi infiltrimin e ithtarëve të saj në institucionet e sigurisë së Turqisë, ashtu që në vitet ’80 dukshëm të forcojë piramidën e saj paralele në kuadër të këtyre institucioneve dhe, më në fund, më 15 korrik 2016, kreu tentimin e dështuar të grusht shtetit ushtarak me qëllim të rrënimit të rendit kushtetues dhe për të përmbysur qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi.

Gjatë përpjekjes së grushtit ushtarak në Turqi u martirizuan 251 njerëz dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën. Autoritetet turke kanë nisur një betejë gjithëpërfshirëse kundër kësaj organizate terroriste të udhëhequr nga Fetullah Gulen.

OPINIONE