Rajoni

Operacioni/ Goditen në Romë 2 organizata të lidhura me Camorra-n e Ndragheta-n, në pranga edhe shqiptarë

Çmontohen dy organizata kriminale të lidhura me Camorran dhe Ndragheta-n aktive në kryeqytetin italian.
Një maksi operacion i antimafias dhe i karabinierëve mes provincave të Romës dhe Napolit.

Operacioni nisi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa morën pjesë rreth 200 karabinierë të Komandës provinciale të Romës në bashkëpunim me të Napolit, me helikopterë dhe qenë antidrogë për ekzekutimin e 19 urdhrave të arrestit për 19 persona, mes tyre një grua dhe disa shqiptarë.

Mediat italiane shkruajnë se për 16 prej tyre është dhënë masa e arrestit me burg, ndërsa për 3 arrest shtëpie.

OPINIONE