Bota

Ish të burgosurit e burgut “Ebu Garib” treguan torturat e bëra nga amerikanët

Në 15 vjetorin e Operacionit të SHBA-së të filluar në Irak, në vitin 2003, ish të burgosurit e burgut Ebu Garib të njohur në atë kohë me incidentet e torturës, treguan për ditët e tmerrshme që i përjetuan.

Ish të burgosurit e burgut të Ebu Garib treguan për ankthet të cilat nuk kanë mundur t’i harrojnë deri më tani. Një i burgosur tregosi se si ishte torturuar me ujë dhe si pasoj e kësaj, ai nuk mund të pastrohet ende i qetë, ndërsa një i burgosur tjetër tregoi se si i’a hoqën protezat në krahë pa i’u bërë anestezia. Ish të burgosurit të cilët tregun se si njerëzve i’u janë lëshuar qentë dhe se si ata janë sulmuar me shkelma, thanë se më e rëndësishmja është ‘shkatërrimi psikologjik i njerëzve’.

‘FRIKA VAZHDOI EDHE PAS LIRIMIT’

Ish të burgosurit deklaruan se ata vazhduan të jetojnë me frikë edhe pasi u liruan dhe se frikësoheshin nga ushtarët amerikan edhe në hapësira të hapura publike.

Një nga pjesëmarrësit në intervistë tha: “Kisha frikë sa herë që i takoja jashtë, duke i kujtuar torturat kam frikë të kthehem në vendin e njejë.”

‘AMERIKANËT JANË KRIMINELËT KRYESOR NË BOTË’

Ndërsa, një i burgosur tjetër tha: “Kur erdhën amerikanët, ne menduam se do të na shpëtonin nga regjimi kriminal, por në fakt ndodhi e kundërta, ata dolën vrasës, kriminelët kryesor në botë. Brenda tyre nuk ka asgjë njerëzore.”

Ndërsa, një person i tretë tha: “Unë nuk mund të fle, shoh vazhdimisht torturë në ëndrra dhe dëgjoj britma.”

Burgu Ebu Garib ka qenë i njohur me incidentet e torturës dhe dhunimit të bërë nga ushtarët amerikan ndaj të burgosurve pas pushtimit të Irakut nga SHBA-ja në vitin 2003. 12 punonjës të burgut u gjykuan me akuza për torturë dhe keqtrajtim pasi u shpërndan në shtyp fotografitë që vërtetonin se ata kishin torturuar të burgosurit në forma të ndryshme.

Burimi : Sputnik News

OPINIONE