Operacioni Mersad, ishte një makth për muxhahedinet e Maryam Rajavit

Ali Huseini

Operacioni Forouq Javidan nga Armata Muxhahedine

Pasi Irani ra dakord me kushtet e Rezolutës 598 të OKB-së, në një takim privat Saddam Husseini deklaroi se ai synonte të refuzonte kushtet e armëpushimit dhe të përfundonte luftën 8-vjeçare midis partisë Baathiste të Irakut dhe Iranit. I perballur me deshperimin e Sadam Huseinit, Massoud Rajavi, udhëheqësi i grupit terrorist te muxhahedineve i kërkoi Sadamit mbështetje në një operacion qe MEK-u planifikonte te ndermerrte kundër vendit të tij. Ky operacion do te njihej si Forough Javidan apo Drita e Perjetshme nga armata muxhahedine e Manzes. Por ne terminologjine iraniane ky do njihet si operacioni Mersad apo Beteja e Kurthit.

Wafiq al-Samarraee, kreu i ushtrisë irakiane, agjencisë së inteligjencës dhe drejtor i inteligjencës ushtarake për Iranin, vuri në dukje: “Presidenti Sadam Husein, në një takim sekret të posaçëm në Ministrinë e Mbrojtjes na tha: ‘nëse kemi sukses të përmbysim qeverinë iraniane Kuvajti do t’i bashkohet Irakut, kështu që ne kemi një mundësi historike për një sulm masiv për të përmbysur regjimin iranian dhe për ta ndryshuar atë me një qeveri që do ta zgjedhim ne.”

Sipas zyrtarit të inteligjencës irakiane, armata muxhahedine e Maryam Rajavit dhe Masssoud Rajavit e siguruan Sadamin se nëse anëtarët e tyre do të merrnin pushtetin, Irani do të ishte përgjithmonë mik i Irakut dhe do të mbështeste politikat e tij. Muxhahedinet ishin aq te verbër ne besimin e tyre se do te marrin pushtetin, sa udhëheqesia e tyre komplotoi me dëshirë një luftë kundër vendit të tyre, duke vënë në rrezik miliona të pafajshëm.

Kapiteni Sattar Sa’ad i Korpusit të 3-të të Ushtrisë së Irakut qe shoqeroi MEK-un gjatë Operacionit Forough Javidan; shkruante në ditarin e tij: “Massoud Rajavi na kishte thene se në zonat që do të vepronim, njerëzit do të na mbështesin. Por Rajavi dhe njerëzit e tij na mashtruan. E kuptova shpejt se të gjithë iranianët që hasëm në fakt e urrenin Massoud Rajavin dhe gruan e tij. Unë pashë me sytë e mi se si grisën fotografitë e Massoud Rajavit dhe gruas së tij dhe sa fort rezistuan.”

Kapiteni komentoi gjithashtu krimet dhe shthurjen morale të militantëve të MEK-ut. Për shembull, militantet femra të grupit i ofruan seks falas ushtareve irakene, kjo per te provuar besnikërinë e tyre ndaj Irakut. Ai përshkroi gjithashtu mizorinë e të gjithë militantëve të MEK kur u përballën me civilët iranianë, se si ata copetonin mishin e grave shtatzëna dhe ekzekutonin foshnja të pafajshme.

 

Operacioni Mersad apo Kundër Sulmi i Forcave Ushtarake të Iranit

Pasi Irani pranoi rezolutën 598 të OKB-së dhe shpalli armëpushim me Irakun, Sadami ingranoi grupin terrorist muxhahedin të vendosur në Irak për të fituar sa më shumë territore iranian.

MEK-u mendonte se nderhyrja e tyre do te nxiste trazira civile kundër Iranit dhe shpresonte qe do kishte mbështetje ne sulmin e tij ushtarak. Një ushtri prej rreth 15,000 forcash anti-iraniane të pajisura me armë dhe logjistikë të furnizuar nga Iraku dhe armiqtë e tjerë të Iranit, nisën pushtimin e tyre ne zonat perëndimore te Iranit. Por sulmi muxhahedin vërtetoi se MEK-u dhe aleatët e tyre evropianë nuk kishin asnjë të dhënë mbi gatishmërinë iraniane dhe opinionin public. Populli i Iranit u mobilizua menjehere per lufte dhe më 28 korrik 1988 ushtria popullore iraniane nisi Operacionin Mersad, me kodin: Ya Ali.

Të hutuar nga suksesi i tyre fillestar, ushtria anti-iraniane e muxhahedineve u zhvendos drejt Kermanshahut duke enderruar qe te kapi Teheranin. Ata nuk ishin në dijeni se kjo ishte një lëvizje taktike ng apala iraniane për t’i futur të gjithë në kurth. 34 km në perëndim të Bakhtaranit (afër Kermanshahut), MEK-un e pershendeti një shi zjarri Iranian. Shumica e automjeteve të të blinduara muxhahedine, duke përfshirë 120 tanke u shkaterruan. Në këtë operacion u vranë 4800 mercenarë te Maryam Rajavit, ndërsa të tjerët u larguan drejt Irakut.

Operacioni Forough Javidan u kthye ne një fiasko për MEK-un dhe konsiderohet si operacioni më i keq ushtarak në botë bazuar në taktikat në të cilat u vranë ose u arrestuan shumë anëtarë të mafies muxhahedine. Pas ketij deshtimi te turpshem, Massoud Rajavi mohoi të gjitha përgjegjësitë per deshtimin, duke preferuar në vend të kësaj të fajësonte mungesën e angazhimit të anëtarëve të tij.

Kunder Operacioni Iranian Mersad ishte një operacion i jashtëzakonshëm që shumica e ekspertëve ushtarakë botërorë e kane klasifikuar si një operacion madhështor ushtarak i cili tregoi suksesin e kundërsulmit të forcave ushtarake iraniane; si një nga shembujt e taktikave ushtarake me mbreselenese ne historine ushtarake boterore.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne