‘Opozita më e fortë në Kosovë është Serbia’/ Haradinaj: Do mbështes qeverinë e mandatuar nga qytetarët

“Besoni tek ndryshimi i situatës me qeverinë e re që do të krijohet dhe a do ta mbështesni atë? Ishte kjo një nga pyetjet të cilës I është përgjigjur kruyeministri në detyrë I Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai tha gjatë një interviste për Fax News me gazetaren Edona Haklaj se, do ta mbështes atë në çdo vendim të drejtës dhe se opozita më e fortë e Kosovës është Serbia, ndërkohë që sa I përket mbështetjes elektorale ndaj tij, ai tha se asnjëherë nuk e ka pasur më të lartë.

“Mendoj se sovrani me këtë rast e ka dorëzuar mandatin tek ata që I kanë fituar zgjedhjet. Nga pozita ime do të përkrah aty ku punojnë mirë. Në asnjë rast të interesit të Kosovës nuk jemi euforik. Ne opozitë kryesore kemi Serbinë, e cila është kundër nesh.

Nuk është se nuk me ka respektuar popolli I Kosovës në një situatë ku isha kundër situatës dhe më dolën kundër ndërkombëtarët por edhe aktorët rajonal. Nuk kam patur asnjëherë më shumë mbështetje nga qytetarët pasi jemi votuar më shumë se asnjëherë tjetër, nuk kam hequr dorë gjithashtu nga drejtimi në funksionet politike që kam, drejtojmë 7 komuna në rang vendi”, tha Haradinaj./boldnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne