Opozita në Bahrein: Nuk ka legjitimitet për marrëveshjen me Izraelin

Grupi më i madh opozitar në Bahrain, Shoqëria Kombëtare Islamike Al-Wefaq, tha se regjimi i Mbretërisë “nuk ka legjitimitet” për të bërë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

Grupi opozitar, i cili është shpallur i jashtëligjshëm nga qeveria e Bahrainit, shkroi në Twitter se “normalizimi është midis dy palëve që nuk kanë asnjë legjitimitet; regjimi në Bahrein nuk ka asnjë legjitimitet për të vendosur marrëdhënie me sionistët dhe entiteti izraelit është një okupator dhe nuk ka legjitimitet”.

Grupi gjithashtu e konsideroi lëvizjen e Bahrainit si tradhti ndaj Islamit dhe arabëve, si dhe “largim nga konsensusi Islam, arab dhe kombëtar”.

Marrëveshja e normalizimit midis Bahrainit dhe Izraelit vjen një muaj pas marrëveshjes së normalizimit me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përshëndeti njoftimin e presidentit amerikan Donald Trump për arritjen e marrëveshjes së normalizimit midis Izraelit dhe Bahreinit.

Bahreini bëhet shteti i katërt arab që ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin, pas Egjiptit në vitin 1979, Jordanisë në vitin 1994 dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në gusht të vitit 2020./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne