Opozita nuk do të regjistrohet në zgjedhje. Deklarata vjen sot në ditën kur skadon edhe afati për regjistrimin në KQZ. Partitë në koalicion me PD janë mbledhur sot nga ku kanë dalë me deklaratën e përbashkët për të mos hyrë në zgjedhje deri në arritjen e një pakti politik për krijimin e qeverisë teknike.
Por, ndërkohë opozita ka paralajmëruar një protestë të madhe kombëtare në Kavajë më 7 maj, ditën kur do të mbahen edhe zgjedhjet për kreun e Bashkisë./ Opinion