Opozita vendos për zgjedhjet: Ja çfarë do të bëjmë më 7 maj në Kavajë!

Opozita e ka shprehur sërish qëndrimin e saj për të mos  marrë pjesë në zgjedhje, pa u krijuar qeveria teknike. Opozita ka lajmëruar gjithashtu se në 7 maj, kur Kavaja do të zgjedhë krybashkiakun, ata do të mbajnë një protestë të madhe kombëtare.

pjese ne zgjedhje dhe rrjedhimisht, nuk do te regjistrohet ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.

“Koalicioni opozitar i mbledhur sot, konfirmon qëndrimin për mos regjistrim në KQZ deri në arritjen e një pakti politik për krijimin e qeverisë teknike që do sigurojë zgjedhje të lira dhe koalicioni opozitar vendosi mbajtjen e një proteste të madhe kombëtare më 7 maj në Kavajë”, bëhet me dije në deklaratën e lëshuar pas mbledhjes së PD me aleatet. Kjo deklaratë dhe ky vendim vjen sot që është dita e fundit e afatit për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit.

 /GAZETA IMPAKT

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne