Opozitarët në EBA refuzojnë normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Opozitarët politikë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) deklaruan se kanë krijuar unitet rezistence kundër normalizimit me Izraelin.

Në deklaratën që mbart firmën e 6 prej opozitarëve më të shquar në vend bëhet e ditur se është krijuar një organizatë civile e quajtur “Uniteti i Rezistencës së EBA Kundër Normalizimit” në përputhje me parimet e vendit dhe që refuzon çdo lloj normalizimi me Izraelin në nivel ekonomik, sportiv, sigurie dhe popullore.

Në deklaratë bëhet e ditur se vendi me këtë marrëveshje ka devijuar nga rruga dhe shtohet se kjo marrëveshje “që siguron legjimitet për pushtimin e tokave palestineze nga Izraeli, është një tradhti ndaj botës islame.

Gjithashtu bëhet e ditur se organizata ka për qëllim të theksojë se populli i Emirateve të Bashkuara Arabe refuzon marrëveshjen dhe duan që zëri i popullit të dëgjohet në rajonin e Gjirit dhe popujt arabë, të ndërgjegjësojnë popullin ndaj rrezikut të marrëveshjes dhe të mbështesin kërkesat e drejta të kauzës dhe popullit palestinez.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi më 13 gusht se Izraeli dhe EBA kanë arritur një marrëveshje për “normalizimin e plotë të marrëdhënieve”.

EBA është vendi i tretë arab që nënshkruan marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin pas Egjiptit në vitin 1979 dhe Jordanisë më 1994-n./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne