Studimi në Angli: Fëmijët janë më të rrezikuar nga virusi në shtëpi sesa në klasa

Instituti i Shëndetit Publik në Angli ka bërë të ditur se përhapja dhe infektimi me  nëpër  është shumë i rrallë. Në një studim të ri thuhet se vetëm 0.01 për qind e çerdheve dhe shkollave që janë hapur në qershor kanë pasur përhapje të virusit.

Kjo i bie që vetëm 70 fëmijë dhe 128 mësues janë infektuar. Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 25 mijë e 470 raste në Angli. Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Angli, gjatë po të njëjtës periudhë, një milion fëmijë kanë qenë në shkolla. Studimi i këtij instituti ka bërë të ditur se fëmijët më shumë kanë gjasa të infektohen në shtëpi sesa në shkollë.

Ky studim është publikuar në javën kur ekspertët kanë thënë se shanset për vdekjen e fëmijëve nga virusi janë shumë të vogla, por humbja e orëve mësimore mund t’i dëmtojë ata për një periudhë edhe më të gjatë./KP

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne